LAJMI I FUNDIT:

Bukayo Saka po ndjek një plan të personalizuar: Synon të rikthehet në derbin ndaj Chelseat

Bukayo Saka po ndjek një plan të personalizuar: Synon të rikthehet në derbin ndaj Chelseat

Arsenal shpreson që Bukayo Saka do të jetë në gjendje të rikthehet në kohë nga një lëndim i kërdhokullës për t’u përballur me Chelsean më 21 tetor.

Anglezo pësoi një lëndim në pjesën e parë në ndeshjen ndaj Lens në Ligën e Kampionëve, sfidë të cilën “Topçinjtë” e humbën me rezultat 2-1.


Megjithëse Mikel Arteta sugjeroi se ai ishte në dispozicion për t’u përballur me Manchester Cityn të dielën, Saka nuk ishte pjesë e skuadrës ditën e ndeshjes.

Trajneri spanjoll deklaroi pas ndeshjes që sulmuesi nuk do të bashkohej me skuadrën e Anglisë për ndeshjet ndërkombëtare të tetorit, por Federata e Anglisë dëshironte të kryente vlerësimet e veta mjekësore. Pas kontrollave që iu nënshtrua të hënën, Saka u lirua për në shtëpi.

Gary Neville emëron tre lojtarë të paprekshëm te Arsenali – nuk përmend Bukayo Sakan
Lexo po ashtu Gary Neville emëron tre lojtarë të paprekshëm te Arsenali – nuk përmend Bukayo Sakan

Evening Standard tani raporton se Arsenali ka përgatitur një plan stërvitor për Sakan, me shpresën se ai do të rikuperohet në kohë për t’u përballur me Chelsean.

Topçinjtë udhëtojnë në Stamford Bridge të shtunën e javës së ardhshme, në ndeshjen e tyre të parë pas pushimit me kombëtare.

Saka do t’i nënshtrohet seancave rehabilituese këtë javë përpara se të ketë fundjavën e lirë. Ata më pas do të vendosin nëse ai mund të kthehet në stërvitje të hënën e ardhshme, me klubin dhe lojtarin optimist për një rikthim ndaj rivalit lokal.

Ndërkohë, Anglia ka vendosur të mos thërrasë një sulmues tjetër në mungesë të Sakas, me Raheem Sterling të anashkaluar sërish, pavarësisht startit të tij të fortë të sezonit 2023/24.

Si tentoi ta grushtonte një tifoz i Arsenalit, Samir Nasrin derisa i bënte analizë derbit me Cityn
Lexo po ashtu Si tentoi ta grushtonte një tifoz i Arsenalit, Samir Nasrin derisa i bënte analizë derbit me Cityn

Arsenali do të përfaqësohet në skuadrën e Gareth Southgate me emra si Aaron Ramsdale, Declan Rice dhe Eddie Nketiah.

Saka nuk është i vetmi lojtar i Arsenalit që është liruar nga kombëtarja për shkak të lëndimit, me Leandro Trossard dhe William Saliba që kanë pësuar disa lëndime të vogla në ndeshjen e së dielës kundër Man Cityt./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Merre ose lëre”, Marco Reus ka dy oferta të mëdha në tavolinë para largimit nga Dortmundi

“Merre ose lëre”, Marco Reus ka dy oferta të mëdha në tavolinë para largimit nga Dortmundi

Bundesliga
Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

La Liga

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve
Presidenti i Francës e zyrtarizon Mbappen te klubi i ri, ka një lutje të madhe për ta

Presidenti i Francës e zyrtarizon Mbappen te klubi i ri, ka një lutje të madhe për ta

Ligue 1
Manchester United i ofron Barcelonës kartonin e Bruno Fernandes në një marrëveshje të madhe shkëmbimi

Manchester United i ofron Barcelonës kartonin e Bruno Fernandes në një marrëveshje të madhe shkëmbimi

Premier League
Agjenti i lojtarit takohet me Decon, Barcelona gati t'ia plotësojë dëshirën më të madhe Xavit

Agjenti i lojtarit takohet me Decon, Barcelona gati t'ia plotësojë dëshirën më të madhe Xavit

La Liga
Kalo në kategori