LAJMI I FUNDIT:

Vriten dy zyrtarë të lartë të Hamasit

Vriten dy zyrtarë të lartë të Hamasit

Një sulm ajror izraelit ka vrarë dy zyrtarë të lartë të Hamasit në Gaza.

Kështu ka deklaruar një zyrtar i grupit, i cili ka zbuluar edhe emrat e të vrarëve, raporton skynews.

Dy burrat nga zyra politike e Hamasit – Jawad Abu Shammala dhe Zakaria Abu Maamar – thuhet se u vranë në Khan Younis në Rripin jugor të Gazës.


Shumë viktima, të plagosur, pengje dhe të zhvendosur - gjithçka ndodhi në 33 ditë, që nga fillimi i luftimeve izraelito-palestineze më 7 tetor
Lexo po ashtu Shumë viktima, të plagosur, pengje dhe të zhvendosur - gjithçka ndodhi në 33 ditë, që nga fillimi i luftimeve izraelito-palestineze më 7 tetor

Kujtojmë se javën e kaluar militantët e Hamasit kanë sulmuar papritur shtetin e izraelit, e cila gjë ka shkaktuar reagimin e forcave ushtarake Izraelit.

Mbi 1000 izraelitë janë vrarë që nga inkursioni i Hamasit, ka pohuar ambasada izraelite në SHBA.

Ndryshe, mbi 700 palestinezë raportohet se deri më tani kanë vdekur që nga dita e shtune. /Telegrafi/