Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) në pasqyrën e fundit globale, publikuar të martën, ka rritur me 1.4 pikë përqindje parashikimin për ecurinë ekonomike të Shqipërisë.
Raporti i FMN-në publikuar në tetor, vlerëson se ekonomia shqiptare në vitin 2023 pritet që të zgjerohet me 3.6 për qind.
Ndërkohë që në raportin e muajit prill, rritja ekonomike për vitin 2023 vlerësohej se do të ishte 2.2 %, për t’u përshpejtuar në 3.3 % në 2024 dhe për të mbetur rreth këtyre niveleve deri në vitin 2028.
Për 2024 FMN i qëndron vlerësimeve të prillit, për një rritje prej 3.3 % që do të përmirësohet lehtë në 3.5 % deri në vitin 2028. FMN e bëri rishikimin në përputhje me vlerësimet e reja, ku edhe për vitin 2022 rritja rezultoi në 4.8 %, nga 3.7 % që ishte vlerësimi fillestar.
Ndërkohë sipas INSTAT, në tremujorin e parë dhe të dytë të këtij viti, ekonomia shqiptare u rrit përkatësisht me 2.83 % dhe 3.23 %, e nxitur kryesisht nga ndërtimi dhe pasuritë e paluajtshme. Rritja pritet të përshpejtohet në muajt në vijim, e nxitur dhe nga ecuria e mirë e turizmit.
Lidhur me inflacionin mesatar, FMN parashikon të jetë këtë vit në nivelin 3.8 %, teksa në raportin e prillit, inflacioni mesatar pritej në 3.9 %.
Duke u ndalur në zhvillimet globale, FMN-ja parashikon që ekonomia globale do të vazhdojë të rimëkëmbet ngadalë nga goditjet e pandemisë, pushtimi i Ukrainës nga Rusia dhe kriza e kostos së jetesës.
“Pavarësisht nga problematikat në tregjet e energjisë dhe ushqimit të shkaktuar nga lufta, dhe shtrëngimi i paprecedentë i kushteve monetare globale, si një mjet për të luftuar inflacionin e lartë, ekonomia globale është ngadalësuar, por nuk ka ngecur. Megjithatë, rritja mbetet e ngadaltë dhe e pabarabartë, me divergjenca globale në rritje”, citon FMN.
Sipas parashikimeve më të fundit të FMN-së, rritja globale do të ngadalësohet nga 3,5 për qind në 2022 në 3 për qind këtë vit dhe 2,9 për qind vitin e ardhshëm, një rënie prej 0,1 pikë përqindjeje për vitin 2024 nga parashikimet e fundit të korrikut. Kjo tendencë mbetet shumë nën mesataren historike.
Inflacioni vazhdon të ngadalësohet, nga 9.2 për qind në vitin 2022, në bazë vjetore, në 5.9 për qind këtë vit dhe 4.8 për qind në vitin 2024. Inflacioni bazë, duke përjashtuar çmimet e ushqimeve dhe energjisë, gjithashtu parashikohet të bjerë, megjithëse më gradualisht se inflacioni total, në 4.5 për qind në vitin 2024. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet
Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj