Situata ekonomike e Barcelonës nuk është e mirë. Kjo është aq e dukshme sa dihet. Që kur ai mbërriti në klub në mars 2021, bordi i Joan Laporta ka bërë mashtrime me numra për të përforcuar skuadrën pa i zhytur më tej financat e entitetit. Por, e vërteta është se shifrat vazhdojnë të jenë alarmante, pasi përforcimet e bëra kanë vazhduar të rëndojnë arkat.
Ndër të dhënat që do t’u prezantohen anëtarëve në Kuvendin e ardhshëm, janë edhe 207 milionë euro që duhen paguar për disa nënshkrime. Për më tepër, Barça pothuajse katërfishoi shpenzimet e saj për agjentë pas nënshkrimeve të sezoni 2022/23, pasi ndau plot 11.6 milionë euro.
Pjesa më e madhe e borxhit që Barça ka me klubet e tjera është nga vera e vitit 2022, por ka edhe nga afatet kalimtar të mëparshme.
⚠😲 La alarmante cifra que el Barça sigue debiendo en fichajes
✍ Informa @MCTorresA
https://t.co/nHn6KFhRvH— MARCA (@marca) October 10, 2023
Sipas 2Playbook, borxhi më i lartë në pritje është për shkak të blerjes së Raphinhas, për të cilin Leeds Unitedit duhet t’i paguhen 24.2 milionë këtë vit dhe 38,4 milionë euro tjera do të jenë në pritje për vitet e ardhshme.
Përveç kësaj, Barcelona duhet të paguajë 11.8 te Sevilla për Jules Kounde dhe 10.2 milionë euro te Bayern Munich për Robert Lewandowski.
Në operacionin për blerjen e polakut, Barcelona duhet të paguajë një numër të madh skuadrash: Lech Poznan, Legia Varshavë, Delta Varshavë, Znicz Pruzskow dhe Borussia Dortmund. Shuma totale arrin në 31.3 milionë euro.
Ndër shumat që do të zgjidhen në afat të shkurtër është edhe nënshkrimi i Ferran Torres me Manchester Cityn, i cili merr rreth 13 milionë euro çdo vit.
Por, borxhi me subjektet e tjera shkon përtej këtyre nënshkrimeve, pasi Barça ende duhet të paguajë 16 milionë euro te Ajaxi për Frenkie de Jong. Operacioni u mbyll në 75 milionë euro dhe të gjitha shifrat duhet të zgjidhen këtë vit.
Barcelona gjithashtu duhet të paguajë 4 milionë te Valencia për Neto, 3.9 te Real Betis për Emerson dhe Junior Firpo dhe gjysmë milioni për Pjanic , të cilat duhet të finalizohen me klube të ndryshme.
Shpenzimet totale për transferimet në vitet 22-23 ishin 163.9 milionë euro dhe gjeneruan një fitim kapital prej 14.6.
Të ardhura
Megjithatë, klubi katalanas duhet të mbledhë shuma edhe nga klubet tjera: Chelsea i detyrohet 5.9 milionë për Aubameyang; Atletico Madrid 8.8 milionë për Griezmann dhe 2 milionë për Memphis Depay; Leeds i detyrohet 4.8 milionë për Junior Firpo dhe Wolverhampton dhe Sporting Lisbona duhet të zgjidhin 6 milionë për Trincao.
Këto shifra as nuk janë llogaritur në numrat që Laporta ka paraqitur, pothuajse 100 milionë euro nga shitjet e verës së kaluar, ku më e madhja është ajo e Ousmane Dembele te PSG më shumë se 50 milionë euro. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Arsyeja pse Danimarka përfundoi mbi Slloveninë përkundër pikëve dhe golaverazhit të njëjtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/anglia-6-380x233.jpg)
Arsyeja pse Danimarka përfundoi mbi Slloveninë përkundër pikëve dhe golaverazhit të njëjtë
![Derisa Serbia viktimizohet në UEFA, huliganët e tyre përleshen masivisht me policinë gjermane](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/serbia-380x233.png)
Derisa Serbia viktimizohet në UEFA, huliganët e tyre përleshen masivisht me policinë gjermane
![Arrihet marrëveshja: Chelsea transferon sensacionin e Barcelonës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/marc-guiu-380x233.jpg)
Arrihet marrëveshja: Chelsea transferon sensacionin e Barcelonës

![Serbët inferiorë përballë Danimarkës sulmuese, marrin vetëm eliminimin e merituar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/danimarka-380x233.png)
Serbët inferiorë përballë Danimarkës sulmuese, marrin vetëm eliminimin e merituar
![Shpërthejnë polemikat në Euro 2024, ka dyshime për kurdisjen e një ndeshje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/euro-2024-2-1-380x233.jpg)
Shpërthejnë polemikat në Euro 2024, ka dyshime për kurdisjen e një ndeshje
![Zbulohet se sa paguhen gjyqtarët në Euro 2024 - paga e tyre rritet në raundet e eliminimit direkt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/var-380x233.png)
Zbulohet se sa paguhen gjyqtarët në Euro 2024 - paga e tyre rritet në raundet e eliminimit direkt
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Derisa Serbia viktimizohet në UEFA, huliganët e tyre përleshen masivisht me policinë gjermane](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/serbia-380x233.png)
Derisa Serbia viktimizohet në UEFA, huliganët e tyre përleshen masivisht me policinë gjermane
![Arsyeja pse Danimarka përfundoi mbi Slloveninë përkundër pikëve dhe golaverazhit të njëjtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/anglia-6-380x233.jpg)
Arsyeja pse Danimarka përfundoi mbi Slloveninë përkundër pikëve dhe golaverazhit të njëjtë
![Arrihet marrëveshja: Chelsea transferon sensacionin e Barcelonës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/marc-guiu-380x233.jpg)
Arrihet marrëveshja: Chelsea transferon sensacionin e Barcelonës
![Ishte cilësuar si armë sekrete, droni nënujor i ushtrisë amerikane shfaqet ‘befasisht’ në imazhet e Google Earth](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/5-12-380x233.jpg)
Ishte cilësuar si armë sekrete, droni nënujor i ushtrisë amerikane shfaqet ‘befasisht’ në imazhet e Google Earth
![Përvojë e pazakontë, 28-vjeçari nga Çikago iu nënshtrua transplantit të veshkës – gjatë tërë ndërhyrjes kirurgjikale qëndroi i zgjuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/1-171-380x233.jpg)
Përvojë e pazakontë, 28-vjeçari nga Çikago iu nënshtrua transplantit të veshkës – gjatë tërë ndërhyrjes kirurgjikale qëndroi i zgjuar
![Lajm i mirë për mërgimtarët nga Zvicra dhe Gjermania që planifikojnë të vijnë në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/448402948_1192268271813297_4534193569653873232_n-380x233.jpg)
Lajm i mirë për mërgimtarët nga Zvicra dhe Gjermania që planifikojnë të vijnë në Kosovë