LAJMI I FUNDIT:

Kosova kryen stërvitjen e radhës, mungojnë dy futbollistë të rëndësishëm

Kosova kryen stërvitjen e radhës, mungojnë dy futbollistë të rëndësishëm

Përfaqësuesja e Kosovës ka mbajtur stërvitjen e radhës, në kampin nacional para ditën e ditës së martë.

Në fushë janë paraqitur të gjithë futbollistët përveç dy prej tyre.


Sulmuesi i Lille, Edon Zhegrova nuk ka qenë i pranishëm në seancën stërvitore të Dardanëve.

Në këtë stërvitje është vërejtur edhe mungesa e mbrojtësit të Torinos, Mërgim Vojvoda i cili u ftua nga Gliha pas lëndimeve të Ismajl Bekës dhe Leart Paqaradës.

Gliha thyen heshtjen dhe flet për përplasjen që pati me Edon Zhegrovën në Rumani
Lexo po ashtu Gliha thyen heshtjen dhe flet për përplasjen që pati me Edon Zhegrovën në Rumani

Sa i përket Zhegrovës, vet përzgjedhësi Primoz Gliha ditën e djeshme në konferencë për shtyp konfirmoi se grumbullimi i tij është në dyshim shkaku i lëndimit.

Mbetet të shihet më vonë nëse dyshja në fjalë do t’i bashkohen Dardanëve apo kanë humbur këtë grumbullim shkaku i lëndimeve. /Telegrafi/