LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni nënshkruan marrëveshje me Sindikatën, rritet për 10% e punonjësve shëndetësorë

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni nënshkruan marrëveshje me Sindikatën, rritet për 10% e punonjësve shëndetësorë

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, ka zhvilluar sot një takim me përfaqësuesit e Sindikatës së Shëndetësisë me rastin e nënshkrimit të Marrëveshjes ndërmjet Ministrisë dhe Sindikatës së Punëtorëve të Shëndetësisë për rritje të re të pagave të personelit mjekësor nga shëndetësia publike.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se bëhet fjalë për përcaktimin e pagës më të ulët për punonjësit e shëndetësisë dhe do të funksionalizohet rritja prej 10 përqind për të gjithë punonjësit e shëndetësisë, e paraparë me marrëveshjen e përgjithshme kolektive.

“Në takimin e sotëm nënshkruam Marrëveshjen për rritje të re të pagave të punonjësve shëndetësorë, si dhe aneksin për ndryshimin dhe plotësimin e Marrëveshjes Kolektive për sektorin e shëndetësisë, me të cilën rriten pagat e punonjësve në institucionet publike shëndetësore me paga më të ulëta se minimalja. Kjo është rritja e dytë e pagave për punonjësit e shëndetësisë këtë vit. Angazhimi ynë është që të kemi punëtorë shëndetësorë të motivuar të cilët punojnë me përkushtim dhe ofrojnë kujdes shëndetësor cilësor për pacientët”, theksoi në takim ministri Mexhiti.


Nga MSH thonë se marrëveshjet kolektive individuale do të lidhen me Sindikatat e Pavarura të Punonjësve në Klinikat Universitare, Qendrat, Spitalet Klinike dhe institucionet e tjera shëndetësore publike në vend./Telergafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Lajme
Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë

Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë

Siguri
​KQZ jep detaje për procesin e nesërm të zgjedhjeve, në vendvotime do të numërohen vetëm votat e partive

​KQZ jep detaje për procesin e nesërm të zgjedhjeve, në vendvotime do të numërohen vetëm votat e partive

Lajme
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Lajme
Një orë protestë dhe tre policë të lënduar! Mbyllet tubimi i opozitës

Një orë protestë dhe tre policë të lënduar! Mbyllet tubimi i opozitës

Lajme
LDK përmbyll fushatën në Prishtinë me thirrje për fitore më 9 shkurt

LDK përmbyll fushatën në Prishtinë me thirrje për fitore më 9 shkurt

Politikë
Kalo në kategori