Tre udhëheqësit e shtetit, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca gjenden në vizita të ndryshme zyrtare jashtë vendit.
Presidentja Osmani të hënën udhëtoi drejt Kroacisë, ndërkaq nga njoftimi që u bë për media nga presidenca u bë e ditur se ajo do të ketë takime të rëndësishme, transmeton Telegrafi.
“Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, me ftesë të presidentit Zoran Milanoviq ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Kroaci ku fokus i diskutimeve do të jetë thellimi i mëtejmë i raporteve bilaterale dhe zhvillimet e fundit në vend dhe rajon”, thuhet në njoftimin.
Në të njëjtën kohë, jashtë vendit gjendet edhe kryeministri Albin Kurti. Ai është duke qëndruar në Britani të Madhe, ku ditën e hënë ka pasur edhe disa takime ku ka folur mbi situatën në veri.
Përveç, Osmanit dhe Kurtit, edhe kryeparlamentari Glauk Konjufca po realizon një udhëtim në Gjermani.
Kryetari i Kuvendit, të hënën ka takuar ambasadorin e Kosovës në Gjermani, Faruk Ajetin, dhe po ashtu disa mërgimtarë, ka njoftuar shefi i stafit Ilir Kërçeli në Facebook.
Por a thyen protokollin e shtetit, krerët e shtetit, duke qëndruar në të njëjtën kohë jashtë vendi?
Protokolli i Shtetit thekson se tre krerët e shtetit nuk mund të jenë njëkohësisht jashtë vendit.
“Protokolli i Shtetit vihet ne dijeni paraprakisht për çdo lëvizje të personaliteteve kryesore, Presidentit, Kryetarit të Kuvendit dhe Kryeministrit jashtë shtetit. Vizitat bashkërendohen në mënyrë që të mos jenë të tre njëkohësisht jashtë vendit”, bëhet e ditur në Ligjin për Protokollin e Shtetit.
Kjo është e sanksionuar në Ligjin Nr. 03/L-132 për protokollin e Shtetit të Republikës së Kosovës, saktësisht, kreu IV që flet për ceremonialin zyrtar të autoriteteve të larta të shtetit.
Me shkeljen e këtij ligji, do të thotë se në rast të ndonjë ngjarje të jashtëzakonshme në Kosovë, askush nuk do të jetë në gjendje të japë ndonjë urdhër pasi kështu parashikohet me ligj.
Ndryshe Telegrafi ka provuar të kontaktojë me zyrën e Protokollit dhe me kabinetin të Konjufcës lidhur me vizitën e tij në Gjermani, sepse ajo që dihet është se Osmani dhe Kurti kanë sot takime ne Kroaci dhe Britani të Madhe. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKonfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm
Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve
“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së
Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë, flasin nga Agjencia e Ushqimit të Kosovës
Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: BE po përgatit takim në nivel liderësh dhe propozim për të dyja palët
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama