LAJMI I FUNDIT:

Gjyqtari i Serie A pritet të pezullohet, pasi refuzoi t’i shtrëngonte dorën asistentes së tij në ndeshjen Lecce-Sassuolo

Gjyqtari i Serie A pritet të pezullohet, pasi refuzoi t’i shtrëngonte dorën asistentes së tij në ndeshjen Lecce-Sassuolo

Gjyqtari i Serie A, Juan Luca Sacchi, po përballet me suspendim pasi refuzoi t’i shtrëngonte dorën asistentes Francesca Di Monte para fillimit të ndeshjes mes Lecces dhe Sassuolos.

Duke u përgatitur për të gjykuar, Juan Luca Sacchi po ecte drejt tunelit përpara ndeshjes, ku aty po qëndronte edhe asistentja Francesca Di Monte.


Në pamjet e shpërndara në rrjetin social TikTok, Di Monte u pa duke shtrënguar duart me dikë tjetër jashtë që dukej se ishte një gjyqtar tjetër mashkull pak përpara Sacchit. Gjyqtari fillimisht u përshëndet me kapitenin e Sassuolo, Gian Marco Ferrari në të djathtën e tij, përpara se të kthehej në anën tjetër të tunelit.

Me krahun e tij të shtrirë, Sacchi u kthye në drejtim të Di Montes, por më pas u duk se injoroi shtrëngimin e duarve dhe shkoi në drejtim të kapitenit të Lecces, Gabriel Strefezza.

Përbuzja e Di Montes u pa menjëherë, duke tundur kokën ndërsa të gjithë filluan të dilnin në fushë.

Tani duket se do të ketë pasoja për Sacchin. Në Itali është raportuar se 38-vjeçari do të pezullohet për të paktën një ndeshje dhe gjithashtu është qortuar privatisht nga kreu i gjyqtarëve në Itali, Gianluca Rocchi, për dëmtin e imazhit që i bëri shoqatës së gjyqtarëve italianë./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Cristiano Ronaldo lidhet me një transferim shokues në klubin më në formë në Evropë

Cristiano Ronaldo lidhet me një transferim shokues në klubin më në formë në Evropë

Ndërkombëtare
Granit Xhaka barazoi rekordin e pabesueshëm të UEFA-s gjatë barazimit të Leverkusenit me Romën

Granit Xhaka barazoi rekordin e pabesueshëm të UEFA-s gjatë barazimit të Leverkusenit me Romën

Liga e Evropës
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve
“E pabesueshme”, reagimi i Granit Xhakës pas kalimit në finalen e Ligës së Evropës

“E pabesueshme”, reagimi i Granit Xhakës pas kalimit në finalen e Ligës së Evropës

Liga e Evropës
UEFA “zbuloi” një foto të vjetër: Dy shokët do të kenë një sherr të madh në finalen e Ligës së Kampionëve

UEFA “zbuloi” një foto të vjetër: Dy shokët do të kenë një sherr të madh në finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori