LAJMI I FUNDIT:

Asgjë nuk ka mbaruar – Bayern Munchen do te rikthehet sërish me një ofertë të rë për Joao Palhinha

Asgjë nuk ka mbaruar – Bayern Munchen do te rikthehet sërish me një ofertë të rë për Joao Palhinha

Bayern Munich ende ka shpresë se do të nënshkruajë me mesfushorin e Fulham, Joao Palhinha në afatin kalimtar të janarit, pavarësisht faktit se ai ka nënshkruar një kontratë të re me klubin anglez.

Në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës, Palhinha ishte vetëm disa minuta larg bashkimit me kampionët e Bundesligës. Ai kishte kryer testet mjekësore përpara se marrëveshja të dështonte sepse Fulham nuk ishte në gjendje të gjente një zëvendësues.


Siç raportojnë mediat angleze, Thomas Tuchel ende dëshiron transferimin e portugezit në “Allianz Arena”, pavarësisht se Palhinha ka nënshkruar një kontratë të re që zgjat deri në vitin 2028.

Kontrata e re e Palhinhas thuhet se nuk përfshin një klauzolë lirimi, e cila do t’i lejonte një klubi të bisedonte me të kur të dorëzohej zyrtarisht një ofertë.

Bayern ishte i përgatitur t’i ofronte portugezit afërsisht 55 milionë funte (67 milionë dollarë), por ndoshta do të duhet të rrisin çmimin për shkak të rinovimit të kontratës.

Presioni i madh i tifozëve, Bayern Munich nuk nënshkruan me Jerome Boateng
Lexo po ashtu Presioni i madh i tifozëve, Bayern Munich nuk nënshkruan me Jerome Boateng

Bayern do të duhet të punojë shumë në mënyrë që të nënshkruajë me Palhinhan në afatin kalimtar të janarit për shkak se Fulham kanë shprehur qartë dëshirën e tyre për të mbajtur lojtarin dhe në mungesë të klauzolës së lirimit, të dy klubet do të duhet të negociojnë për të arritur në një përfundim./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

La Liga
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak

Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak

Ndërkombëtare
Ylli i Barcelonës i hapur për një kalim në Ligën Premier – refuzon ofertat nga Arabia Saudite

Ylli i Barcelonës i hapur për një kalim në Ligën Premier – refuzon ofertat nga Arabia Saudite

La Liga
Xavi Hernandez dëshiron që ylli i Barcelonës të shitet këtë verë si pjesë e planeve për ‘revolucion’

Xavi Hernandez dëshiron që ylli i Barcelonës të shitet këtë verë si pjesë e planeve për ‘revolucion’

La Liga
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Modric po largohet nga Real Madridi - ai ka porositur dhurata lamtumire për shokët e tij

Modric po largohet nga Real Madridi - ai ka porositur dhurata lamtumire për shokët e tij

La Liga
Kalo në kategori