Mbi 100 shtetas të RMV-së duan të largohen nga Izraeli, MPJ: Shumica ndodhen në lokacione të sigurta
MPJ e Maqedonisë së Veriut njofton se situata e sigurisë në Izrael mbetet ende komplekse. Situata në dhe rreth Tel Avivit, si dhe qyteteve të mëdha në Izrael dhe Bregun Perëndimor, edhe pse pa operacione ushtarake, mbetet e tensionuar.
Nga MPJ thonë se aeroporti Ndërkombëtar i Tel Avivit është plotësisht funksional dhe fluturime të rregullta komerciale si dhe fluturime speciale çarter ende funksionojnë prej andej, por kompanitë e shumta të linjave ajrore në mbarë botën në pjesën më të madhe i kanë anuluar linjat e rregullta, gjë që e bën të vështirë transportin e rregullt ajror.
“Nëpërmjet kanaleve të ndryshme të transportit, gjatë ditës së djeshme 20 qytetarë tanë janë larguar nga Izraeli, ndërsa numri i shtetasve të regjistruar që duan të largohen ka kaluar mbi 100. Për momentin shumica e këtyre shtetasve ndodhen në lokacione që konsiderohen të sigurta, ndërsa rreth njëzet prej tyre tashmë kanë siguruar bileta për disa nga fluturimet komerciale të rregullta ose çarter që janë në dispozicion”.
“Disa qytetarë, në pikat tona të kontaktit, raportuan se ndodhen në pjesët e vendit që janë prekur nga veprimet e dhunshme dhe konsiderohen të pasigurta; ambasada jonë në Tel Aviv, si dhe qendra e kontaktit në Shkup, janë në kontakt të vazhdueshëm me ta dhe po punohet në mënyrë aktive për të siguruar transferimin e tyre në një vend të sigurt, nga ku mund të dërgohen drejt shtëpisë”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.
Më tej gjithashtu shtojnë se MPJ ka përgatitur analizë dhe projeksion të detajuar të të gjitha mundësive që do t’ia paraqesë Qeverisë, e cila më pas do të vendosë për hapat e mëtejshëm që do të ndërmerren.
“Siç kemi raportuar më parë, sipas vlerësimeve të shtabit të krizës, vlerësohet se në territorin e Izraelit dhe në zonat e kërcënuara banojnë nga 100 deri në 200 qytetarë tanë, nga të cilët më shumë se gjysma janë hartuar saktësisht dhe kontakti me ta mbahet rregullisht. Për më shumë informacione janë në dispozicion linjat telefonike SOS të Ministrisë së Punëve të Jashtme 075/273-732 dhe 075/268-736, si dhe linja telefonike e Ambasadës në Tel Aviv +972-54-926-7378”.
“Informacione më të hollësishme rreth situatës aktuale mund të gjenden në faqen në vijim: https://www.oref.org.il/12481-en/Pakar.aspx. Edhe një herë u bëjmë thirrje qytetarëve tanë që aktualisht ndodhen në Izrael të respektojnë udhëzimet e organeve të sigurisë së Izraelit, si dhe të paraqiten në ambasadën në Tel Aviv ose në telefonat kujdestarë në Shkup”, thonë nga MPJ e Maqedonisë së Veriut./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve
Qyteti i Nagoldit në Gjermani kërkon binjakëzim me qytete nga Kosova e Shqipëria
Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e
Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt
Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, katër të lënduar
Tragjedi në Greqi, mbytet në det fëmija shqiptar
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
Mozzik dhe Lotina Haziri në një lidhje dashurie?
Si e ndryshoi historinë amerikane ylli i filmave për të rritur?
Aksion i policisë në Leposaviq, konfiskohen dhjetëra uniforma të policisë serbe
Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura
Donald Trump filloi të thotë gënjeshtra - shumë televizione amerikane ndërprenë transmetimin e konferencës
Sir Alex Ferguson nuk i foli asnjëherë lojtarit që ishte blerja e tij e fundit tek Man United