Përfaqëuesja e Kosovës U17 në konkurrencën e vajzave ka fituar miniturneun kualifikues të Grupi 1 në Ligën B për kualifikimet e Kampionatit Evropian “Suedia 2024”, i cili gjatë ditëve të fundit u organizua nga Federata e Futbollit e Kosovës.
Pas barazimit me Andorrën dhe fitores me Gjeorgjinë, vajzat dardane shënuan fitore në ndeshjen e tretë dhe përcaktuese për pozitën e parë ndaj Maqedonisë së Veriut, me rezultat 2:1, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Të parat në epërsi kaluan mysafiret me golin e Kalina Popeski, në minutën e 10-të. Megjithatë, baraspeshën në rezultat e riktheu Rita Feka, në minutën e 27-të (1:1), me të cilin rezultat edhe u mbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë Dardanet ishin edhe më këmbëngulëse drejt portës mysafire, të vetëdijshme se vetëm fitorja kryente punë, pasi Maqedonia e Veriut në dy ndeshjet e para kishte shënuar fitore.
Punët për të përzgjedhurat e Sanije Krasniqit u lehtësuan pas përjashtimit të Komnenovës në minutën e 68-të.
E këtë epërsi numerike në fushë Dardanet e kapatializuan në minutën e 84-t, me golin e Liza Hoxhës, duke vulosur fitoren në këtë ndeshje, me shifrat 2:1.
Deklaruan pas ndeshjes:
Sanije Krasniqi: Kjo fitore na dërgon në Ligën A ku do të ndeshemi me kundërshtar shumë më të fortë. Jam shumë e lumtur për lojën që e kanë bërë vajzat dhe rezultatin pasi që në dy ndeshjet e para kemi stagnuar edhe pse kemi arritur rezultate, një barazim dhe një fitore, mirëpo sot me kundërshtarin i cili i ka pas dy fitore kemi treguar një lojë shumë të mirë ofanzive, ku arritëm deri te fitorja shumë e rëndësishme.
Riga Kallaba: Jam shumë e lumtur që kemi fituar. Krejt ekipi ka lujtur shumë fortë dhe e kemi dhënë maksimumi. Është shumë mirë për ne që tash do të luajmë kundër ekipeve më të forta.
Liza Hoxha: Jemi shumë të lumtura për paraqitjen e sotme. E kemi dhënë maksimumin të gjitha dhe jam shumë e lumtur që kam shënuar gol. Janë duke na u ofruar sfida të reja me u përballë me ekipe shumë më të mëdha. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ballkani mposht thellë Ferizajn, Drita triumfon ndaj Dukagjinit
“Njëri nga më të mirë në histori”, legjenda spanjolle me pretendime të mëdha për Lamine Yamal
Chelsea dhe Arsenali po tentojnë ta bindin sensacionin argjentinas që ta refuzojë Real Madridin
“Ata luajnë sikur Eibari”, Luis Enrique befason me deklaratën për Barcelonën e Xavit
Turki Alalshikh ka gjetur kundërshtarin e radhës për Daniel Dubois
Ish-legjenda e Real Madridit paralajmëron Atletico Madridin para derbit
Ancelotti është lodhur nga veprimet e yllit të Real Madridit në fushë
Problemi në stadiumin londinez që tronditi anglezët u zgjidh brenda dy ditëve
Drejtori gjeneral i Man United ka parashikuar se në cilin vit do ta fitojnë Ligën Premier
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Ndërhyrja e Zelenskyt kur Trump thotë se ka marrëdhënie të forta edhe me Putinin – pastaj reagimi i ish-presidentit amerikan
Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve
Delegacioni turk dhe delegacione të tjera u larguan nga salla gjatë fjalimit të Netanyahu në OKB
Kjo verë ishte më e ngrohta e regjistruar në Evropë - por jo për të gjithë
Turki Alalshikh ka gjetur kundërshtarin e radhës për Daniel Dubois
Zelensky ua paraqet politikanëve amerikanë 'planin e fitores' – tregon se për çfarë bëhet fjalë