Në rrugën rajonale Tetovë-Jazhincë rreth orës 21 ka ndodhur një aksident ku është vrarë një ari, por nuk ka persona të lënduar. Aksidenti është bërë në Dobroshtë.
“Gjatë mbrëmjes së djeshme (05.10.2023) në ora 21:15 në SPB Tetovë është lajmëruar se në rrugën Rajonale Tetovë-Jazhincë, në Tetovë Dobroshtë, veturë i pasagjerëve “Citroen” me targa të Shkupit, i drejtuar nga 45-vjeçari M.P. nga Shkupi, ka goditur një ariu dhe e ka vrarë. Nuk ka të persona të lënduar në vetura, ndërsa ariu i është dërguar Parkut Nacional “Malit Sharr”. Në vendin e aksidentit është kryer kontroll nga SPB Tetovë”, informoi MPB.
Në të njëjtën rrugë pra Tetovë-Jazhincë në Dobrosht ka ndodhur edhe një aksident i ngjashëm në 14 korrik të këtij viti, ku ka pasur një ari të vrarë. Në atë aksident kanë marrë pjesë dy vetura. Edhe në atë rast ariu iu dorëzua Parkut Nacional “Mali Sharr”./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Çka do të bëhet me paratë e marra nga institucionet serbe në veri?
Breshër në disa fshatra të Komunës së Likovës
Kryetarja e trupit gjykues, Violeta Husaj-Rugova nuk ishte pajtuar me anëtarët e tjerë për dënimin e Shaban Gogajt për “vrasje nga pakujdesia”
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251