Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka dhënë detaje të reja për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.
Sipas tij, sulmi në Banjskë ka përfshirë rreth 90 terroristë, të cilët kishin synuar të hapnin një korridor midis Serbisë dhe komunave Mitrovicë e Veriut dhe Zveçanit në veri të Kosovës.
Ministri Sveçla po ashtu ka konfirmuar se situata e sigurisë aktualisht është e qetë, por mbetet e tensionuar.
“Tashmë kemi shumë informata që zbardhin skenarin e Serbisë më 24 shtator. Pra, kishte diku rreth 90 terroristë, të cilët u futën me armatime të rënda në Republikën e Kosovës, planifikuan të realizojnë korridor mes Serbisë dhe dy komunave: Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanit”.
“Për këtë neve kemi dëshmi edhe të fletëpranimeve, fletëdorëzimeve të këtyre armëve dhe dukeqënëse ky plan përfshinte edhe një element jashtëzakonisht të rrezikshëm ai ishte se disa nga veturat, nga 30 që u futën në Kosovë kishin stikers me shenjën e KFOR-it , kishin edhe uniforma të KFOR-it italian dhe kishin diku rreth 24 armë me silenciator që do të thotë se ata ishin të gatshëm të maskoheshin si pjesëtarë të KFOR-it dhe të ekzekutohin pjesëtarët e policisë, me ç’rast tensioniet do të rriteshin në një pikë ku realisht nuk do të dij se kush në kë po shtie”, ka thënë Sveçla.
Ministri Sveçla ka shtuar se shumë informacione tashmë zbardhin skenarin dhe qëllimin e sulmit të Banjskës.
Më tej theksoi se armët ushtarake të konfiskuara nuk janë të gjetura në tregun zyrtar dhe as në tregun e zi të armëve, po ashtu, ai ka shtuar se ka dëshmi të qarta të ndikimit të Serbisë në grupin kriminal që kreu sulmin.
Ministri i Brendshëm nuk ka dyshime se Serbia ka pasur një rol të rëndësishëm në planifikimin dhe përgatitjen e këtij sulmi terrorist, duke thënë se grupi sulmues ishte përgatitur në Serbi.
Ai gjithashtu ka bërë të ditur se ndikimi i Rusisë në këtë grup nuk mund të përjashtohet.
“Kemi dokumente ruse të kapura në këtë rast. Dyshohet për pjesëmarrje të drejtpërdrejtë të individëve nga Rusia. Sipas, deklaratave të burgosurve, disa persona nuk kanë folur kurrë dhe kanë pasur maskë. Është e mundshme se ka pasur pjesëtarë të Wagnerit. Ne e dimë se ka pjesëtarë të Wagnerit që janë edhe nga Serbia. Një pjesë e tyre është kthyer në Serbi. Realisht shihet qartazi dora e Rusisë, por nuk ka nevojë që Rusia drejtpërdrejtë të marrë pjesë, mjafton ndikimi i saj në Qeverinë e Serbisë. Pas incidentit, takimin e parë që e pati Vuçiq ishte me ambasadorin rus në Beograd”, ka thënë Sveçla në një intervistë për “Syri TV”.
Sipas tij, është e rëndësishme të ruhet vigjilencë dhe të merren masa të përsëritura për të parandaluar skenarë të ngjashëm në të ardhmen.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje