LAJMI I FUNDIT:

Pesë të lënduar pas një përplasjeje “kokë më kokë” ndërmjet dy trenave në Poloni – pamjet tregojnë dëmet e shkaktuara

Pesë të lënduar pas një përplasjeje “kokë më kokë” ndërmjet dy trenave në Poloni – pamjet tregojnë dëmet e shkaktuara

Dy trena u përplasën “kokë më kokë” në qytetin verior polak të Gdynia mëngjesin e së enjtes.

Si pasojë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, janë lënduar pesë persona, thanë shërbimet e urgjencës.


Katër persona u dërguan në spital, ndërsa personi i pestë u trajtua në vendin e ngjarjes.

Brigada e zjarrfikësve të Gdynia tha që të pesë personat ishin punonjës të hekurudhës.

Përplasja ndodhi në orët e mëngjesit pranë stacionit kryesor në Gdynia.

Shkaku i aksidentit nuk është bërë menjëherë i qartë. /Telegrafi/