LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen tre shtetas të Kosovës në Maqedoninë e Veriut, transportonin emigrantë nga Siria

Arrestohen tre shtetas të Kosovës në Maqedoninë e Veriut, transportonin emigrantë nga Siria

Tre shtetas të Kosovës janë kapur duke transportuar emigrantë në Maqedoninë e Veriut. Në orët e para të ditës së sotme, respektivisht në ora 03:25 minuta në autostradën Gjevgjeli-Shkup tek kyçja në Demir Kapi, nga liria janë privuar R.О.(21), B.C.(26) dhe К.F.(26), të gjithë nga Kosova.

“Rreth orës 03:05 minuta në afërsi të Gjevgjelisë, pas ndërmarrjes të veprimeve zyrtare, nëpunësit policor kanë vërejtur disa emigrantë duke hyrë në furgonin “ford” me targa kombëtare të Kosovës, të cilin po e drejtonte R.O. Në shenjën e dhënë për ndalesë, automjeti ka vazhduar të qarkullojë dhe pas ndërmarrjes së masave plotësuese për ndaljen e tij, automjeti “folkswagen tiguan” me targa kombëtare të Kosovës, në të cilin kanë qenë B.C. dhe K.F., në autostradë i ka penguar automjetet zyrtare policore. Pas tunelit “Jarovicë” nga automjeti “ford” janë larguar persona emigrantë, kurse automjetet kanë vazhduar me qarkullimin”, informojnë nga MPB.

Nga ana e nëpunësve policorë në vend janë hasur nëntë emigrantë nga Siria, të cilët më vonë janë transferuar në Qendrën për Pranimin e të Huajve në Shkup, kurse shumë shpejt, tek kyçja Demir Kapi të dy automjetet janë ndaluar dhe personat në ato automjete janë arrestuar dhe janë në mbajtje në stacion policor. Nga MPB thonë se pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të parashtrohet kallëzim përkatës.


Në trend Lajme

Më shumë
“Sot po më lëshuan në vikend, kthehem një orë përpara”, çfarë kishte thënë më parë për arratisjet e tij Faton Hajrizi

“Sot po më lëshuan në vikend, kthehem një orë përpara”, çfarë kishte thënë më parë për arratisjet e tij Faton Hajrizi

Drejtësi
Për të nëntën herë ik nga burgu Faton Hajrizi

Për të nëntën herë ik nga burgu Faton Hajrizi

Lajme
U arratis nga burgu, Policia e shpall person në kërkim Faton Hajrizin

U arratis nga burgu, Policia e shpall person në kërkim Faton Hajrizin

Drejtësi
Vetura godet për vdekje çiklistin në Prizren

Vetura godet për vdekje çiklistin në Prizren

Kronika e Zezë

"Ekstradimi i Radoiçiqit në Kosovë është i pamundur", ​Hasani: Kushtet e Kurtit në dialog janë për përdorim të brendshëm

Lajme
Korfuzi po “thahet” për ujë, Greqia kërkon të shtrijë tubacionin te Syri i Kaltër

Korfuzi po “thahet” për ujë, Greqia kërkon të shtrijë tubacionin te Syri i Kaltër

Lajme
Kalo në kategori