LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Nëse vërtetohet se Serbia është përfshirë në ngjarjet në Kosovë, do ta shqyrtojmë pjesëmarrjen në “Ballkanin e Hapur”

Osmani: Nëse vërtetohet se Serbia është përfshirë në ngjarjet në Kosovë, do ta shqyrtojmë pjesëmarrjen në “Ballkanin e Hapur”

Nëse vërtetohet se Serbia është në ndonjë mënyrë e përfshirë në sulmin në veri të Kosovës, mendoj se duhet të rishqyrtojmë pjesëmarrjen tonë në iniciativën “Ballkani i Hapur”, tha sonte ministri i Jashtëm Bujar Osmani.

“Pas ngjarjeve në Kosovë të 24 shtatorit, mendoj se Serbia duhet të bëjë përpjekje që të dëshmojë se nuk është e përfshirë në atë ngjarje, sepse nëse ka ndonjë ndërhyrje të shtetit, realisht na e bën të pamundur pjesëmarrjen në shtetet tjera në rajon, sepse ideja e “Ballkanit të Hapur” mbi të gjitha ishte pajtimi.

Dhe ajo që ndodhi në veri të Kosovës, shpresoj të dëshmohet se nuk ka asnjë përfshirje shtetërore, por nëse vërtetohet, vërtet mendoj se duhet ta rishqyrtojmë pjesëmarrjen tonë”, tha Osmani në emisionin “Top Tema”.


I pyetur për deklaratën e zv. kryeministrit Bojan Mariçiq se ka marrë reagime nga ambasadori holandez dhe siç tha ai nga përfaqësuesit e Hagës, të cilët kanë shprehur shqetësimin për ndryshimet në Kodin Penal, Osmani ka insistuar se zgjidhja e mëparshme ligjore nuk ka dhënë rezultat./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Lajme
Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Lajme
Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Lajme
Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Lajme
Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajme
Kështu do të llogariten çmimet e reja të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve në Shqipëri

Kështu do të llogariten çmimet e reja të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori