Analisti politik dhe avokati, Azem Vlasi, i hedh poshtë pretendimet nga Serbia se Milan Radoiçiq, i cili pranoi organizimin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit ku u vra pjesëtari i Policisë së Kosovës, dhe grupit i tij kanë blerë armë në Bosnjë dhe Hercegovinë, më saktë në Tuzla.
“Këto tregime për fëmijë të vegjël. Dhe këto janë tregime të shpikura nga shërbimi i inteligjencës ushtarake”, tha Vllasi për “N1”.
Më tej Vllasi tha se Radoiçiq ka terrorizuar serbët në Kosovë.
“Thuhet se u ka dhënë 10 apo 15 mijë euro atyre serbëve që do të pranonin të digjnin veturat e serbëve me targa të Kosovës. Atje u gjetën 16 laboratorë për prodhimin e kokainës. Duhet të pyesim veten se prej nga gjitha ato ndërtesa në Serbi për Radoiçiqin dhe mikun e tij Veselinoviqin, ata janë ndër serbët më të pasur. Qeveria u mundësoi atyre biznese të ndryshme”, tha Vllasi, transmeton Telegrafi.
I pyetur se prej nga vjen Tuzla në gjithë historinë e furnizimim me armë, Vllasi tha se duhet dëshmuar se Bosnja dhe Hercegovina po ndihmon dhe sponsorizon nuk e di kë…”.
“Nuk mund të komentoj gënjeshtra dhe marrëzi të tilla. Nuk ka dyshim se armët janë nga arsenali ushtarak. Nëse vërtet kanë blerë nga Bosnja e Hercegovina, pse nuk e kanë bërë nga Bijelina apo Zvorniku? Këto gënjeshtra janë paketuar në shërbimin e inteligjencës ushtarake”, tha ai.
Kujtojmë se Milan Radoiçiq (45) është marrë në pyetje në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd të martën nën dyshimin se ka kryer veprat penale të bashkimit me qëllim të kryerjes së veprave penale, prodhimi, posedimi, mbajtja dhe trafikimi pa leje i armëve të zjarrit me , për momentin disa persona të panjohur dhe lëndë plasëse dhe krime të rënda kundër sigurisë së përgjithshme.
Ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq, i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmin ndaj Policisë së Kosovës më Banjskë, është ndaluar nga autoritetet në Serbi nën dyshimet se ka blerë e trafikuar armë dhe mjete shpërthyese, si dhe për vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme.
Sipas Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, Radoiçiqi dyshohet se ka siguruar armë nga Tuzla në Federatën e Bosnjë e Hercegovinës. Radoiçiqi nuk i ka pranuar akuzat.
Këto pretendime në lidhje me prokurimin e armëve në Tuzla nuk janë konfirmuar nga asnjë institucion në Bosnje dhe Hercegovinë.
Radoiçiq u lirua të mërkurën nga Gjykata e Lartë e Serbisë, një ditë pasi u ndalua, nën dyshimet se ka kryer një sërë veprash – përfshirë trafikim armësh dhe krime kundër sigurisë së përgjithshme.
Atij iu ndalua, po ashtu, shkuarja në Kosovë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Edi Rama reagon pas vizitës së Thaçit në Kosovë: "Burrë"

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Vizita e Thaçit në QKUK nën masa të rrepta sigurie, Hamza kritikon Specialen: Pamje e panevojshme dhe e padrejtë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker