LAJMI I FUNDIT:

Inzaghi zbulon se çfarë u tha lojtarëve të Interit në pjesën e parë kundër Benficas

Inzaghi zbulon se çfarë u tha lojtarëve të Interit në pjesën e parë kundër Benficas

Simone Inzaghi uroi lojtarët e tij pas fitores 1-0 kundër Benficas në Ligën e Kampionëve, por e pranoi se ata bënë disa gabime në pjesën e parë.

Nerazzurrët dominuan kundër kampionëve portugez të mërkurën dhe një gol i Marcus Thuram mjaftoi për të fituar të tre pikët.


“I urova djemtë, mos harroni që u kthyem në mesnatë nga Salerno [të shtunën]”.

“Benfica kishte luajtur një ditë më parë, por djemtë bënë një paraqitje të shkëlqyer dhe unë i përgëzova sepse pashë shumë intensitet në pjesën e dytë. E goditëm shtyllën disa herë, por mbetëm të fokusuar. Mund të kishim qenë më me fat”.

“Tifozët gjithmonë na kanë mbështetur dhe kanë mbështetur skuadrën për 96 minuta”.

“Mos harroni Benfica fitoi ligën sezonin e kaluar, ata arritën në çerekfinale të Ligës së Kampionëve dhe tashmë kanë fituar Superkupën Portugeze këtë sezon”.

Inter i falet golit të Marcus Thuram, mposht minimalisht Benfican
Lexo po ashtu Inter i falet golit të Marcus Thuram, mposht minimalisht Benfican

“U thashë djemve të qëndronin në lojë dhe se kishim bërë disa gabime, por paraqitje ishte ende e mirë. Skuadra mbeti e fokusuar dhe kishte një dëshirë të madhe për të fituar”, ka thënë Inzaghi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Ligës Premier i dërgohet letër për heqjen e VAR-it

Zyrtare: Ligës Premier i dërgohet letër për heqjen e VAR-it

Premier League
A do të luajë Girona në Ligën e Kampionëve? Ky është afati që UEFA i ka vendosur spanjollëve për ndërprerjen e lidhjeve me Man Cityn

A do të luajë Girona në Ligën e Kampionëve? Ky është afati që UEFA i ka vendosur spanjollëve për ndërprerjen e lidhjeve me Man Cityn

Liga e Kampionëve
Pep Guardiola emëron një lojtar që e ndaloi Arsenalin të bëhej kampion i Ligës Premier

Pep Guardiola emëron një lojtar që e ndaloi Arsenalin të bëhej kampion i Ligës Premier

Premier League
Real Madridi po përgatit një transferim 'bombë' falë Jorge Mendesit

Real Madridi po përgatit një transferim 'bombë' falë Jorge Mendesit

La Liga
Pse transferimi i Michael Olise mund të përshpejtohet këtë verë - cili nga gjigantët do të fitojë shërbimet e tij

Pse transferimi i Michael Olise mund të përshpejtohet këtë verë - cili nga gjigantët do të fitojë shërbimet e tij

Premier League
Çmenduria e kësaj vere: Bruno Fernandes transferohet te Interi?

Çmenduria e kësaj vere: Bruno Fernandes transferohet te Interi?

Serie A
Kalo në kategori