LAJMI I FUNDIT:

Fotografi kap momentin kur aeroplanët britanikë “gjenden tepër afër njëri-tjetrit” – por nuk doli ashtu siç dukej

Fotografi kap momentin kur aeroplanët britanikë “gjenden tepër afër njëri-tjetrit” – por nuk doli ashtu siç dukej

Një fotografi e mahnitshme ka kapur momentin kur dy aeroplanë të RAF (Forca Ajrore Mbretërore e Mbretërisë së Bashkuar) duket se afrohen tepër njëri-tjetrit gjatë një stërvitjeje ushtarake.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, fotografia u bë ndërsa dy pilotët kryen manovrat e tyre deri në 5,500 metra lartësi në qiell mbi West Pinchbeck, Lincolnshire.

Megjithatë, një burim i Ministrisë së Mbrojtjes (MM) ka sqaruar se nuk kishte “afërsi të rrezikshme” dhe se fotografia ishte një iluzion optik i shkaktuar nga këndi i kamerës.


Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes tha: “Aeroplanët luftarakë të RAF praktikojnë luftime ajër-ajër në baza të rregullta për të siguruar që pilotët tanë të kenë aftësitë përkatëse për operacionet luftarake globale”.

Fotoja thuhet se është bërë nga Anthony Helcoop, një fotograf nga Spalding, Lincolnshire, rreth orës 17:00 të së enjtes.

Fotografi tha se ai sheh rregullisht aeroplanët nga RAF Coningsby duke ushtruar – por se ky incident dukej “shumë më ndryshe”.

“Ata dukej se u afruan shumë në këtë rast”, citohet të ketë thënë ai.

“I shpërndava fotot në internet dhe njerëzit thjesht nuk mund ta besojnë se isha kaq me fat që e pata atë moment në kamera. Unë nuk jam një fotograf i trajnuar profesionalisht, e bëj vetëm si hobi, kështu që kam qenë në vendin e duhur në kohën e duhur”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
I vendosin bombë nën veturë, momenti kur automjeti i ukrainasit që punonte për rusët në Zaporizhzhia hidhet në erë

I vendosin bombë nën veturë, momenti kur automjeti i ukrainasit që punonte për rusët në Zaporizhzhia hidhet në erë

Evropa
Biden thotë se do të peshonte alternativat ndaj goditjes së naftës iraniane nëse do të ishte në vendin e Izraelit

Biden thotë se do të peshonte alternativat ndaj goditjes së naftës iraniane nëse do të ishte në vendin e Izraelit

Azia
Trump inkurajon Izraelin të godasë objektet bërthamore të Iranit

Trump inkurajon Izraelin të godasë objektet bërthamore të Iranit

Azia
Janë numëruar gabimisht të vdekurit nga përmbytjet në Bosnje e Hercegovinë, gjithsej 13 persona humbën jetën

Janë numëruar gabimisht të vdekurit nga përmbytjet në Bosnje e Hercegovinë, gjithsej 13 persona humbën jetën

Bosnja
Udhëheqësi i lartë i Hezbollahut i supozuar për të zëvendësuar Nasrallahun, 'i paarritshëm' që nga e premtja

Udhëheqësi i lartë i Hezbollahut i supozuar për të zëvendësuar Nasrallahun, 'i paarritshëm' që nga e premtja

Azia
Vritet komandanti i Hamasit në një sulm ajror në kampin e refugjatëve

Vritet komandanti i Hamasit në një sulm ajror në kampin e refugjatëve

Azia
Kalo në kategori