LAJMI I FUNDIT:

Fushë Kosova shokon Prishtinë në fund të ndeshjes – ia merr një pikë

Fushë Kosova shokon Prishtinë në fund të ndeshjes – ia merr një pikë
Foto: Shpend Ahmeti/ FC Prishtina/Facebook

Prishtina e ka lëshuar nga dora fitoren në udhëtim te Fushë Kosova, pasi ndeshja përfundoi 2-2 në duelin që u luajt në kuadër të javës së shtatë në Albi Mall Superligën e Kosovës

Vendasit lëshuan një mundësi ideale për gol në minutën e 39-të, kur Urim Statovci ishte përballë me portierin, por nuk ia doli të shënonte.

Në anën tjetër, Prishtina pas vetëm një minute ia doli të kalonte në epërsi me golin e Ardian Mujës, që u asistua prej Jalen Blesas.


Pjesa e dytë nisi edhe më mirë për kryeqytetasit, duke shënuar edhe të dytin, tani përmes Hasan Hysenit (47’).

Por, Fushë Kosova ia doli të ngushtonte epërsinë e Prishtinës, kur shënoi nga pika e bardhë nëpërmjet Armend Abazit në minutën e 51-të.

Mysafirët nuk ia dolën të mbajnë epërsinë, pasi Fushë Kosova i barazoi shifrat në 2-2 në minutën e 95-të.

Pas javës së shtatë, Prishtina është në vendin e pestë me 11 pikë, ndërsa Fusha Kosova në të fundit me vetëm dy sosh. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Në trend Sport

Më shumë
Ancelotti nuk e ftoi në turneun në SHBA, lojtari i reagon në rrjetet sociale

Ancelotti nuk e ftoi në turneun në SHBA, lojtari i reagon në rrjetet sociale

La Liga
Calafiori iu bashkua Arsenalit, por shikoni çfarë i ndodhi italianit kur e prezantoi Arteta

Calafiori iu bashkua Arsenalit, por shikoni çfarë i ndodhi italianit kur e prezantoi Arteta

Premier League
Nico Williams 'merr vendim' për të ardhmen e tij që i ka habitur të gjithë

Nico Williams 'merr vendim' për të ardhmen e tij që i ka habitur të gjithë

La Liga
Donjeta Sadiku eliminohet me pikë nga Lojërat Olimpike

Donjeta Sadiku eliminohet me pikë nga Lojërat Olimpike

Boks
Guler, Endrick dhe Diaz, të frikshëm në stërvitjen e Real Madridit - shpejtësi dhe gola mahnitës

Guler, Endrick dhe Diaz, të frikshëm në stërvitjen e Real Madridit - shpejtësi dhe gola mahnitës

La Liga
Toni Kroos ka disa fjalë për Arda Gulerin, padyshim se do kapin vëmendjen e sensacionit turk

Toni Kroos ka disa fjalë për Arda Gulerin, padyshim se do kapin vëmendjen e sensacionit turk

La Liga
Kalo në kategori