Ministria e Shëndetësisë hap fushatën për ndërgjegjësimin kundër kancerit të gjirit
Nën moton “Zbulimi i hershëm-shpëton jetë”, në Institutin Kombëtar, është mbajtur konferencë lidhur me hapjen e fushatës për ndërgjegjësimin kundër kancerit të gjirit.
Në këtë takim, u tha se muaji i vetëdijesimit për kancerin e gjirit është një fushatë vjetore ndërkombëtare, që synon të shpërndajë informacion dhe të edukojë njerëzit, për rëndësinë e shëndetit të gjirit, për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit, te gratë dhe burrat në të gjithë botën.
Kryeministri Albin Kurti tha se me angazhim të përbashkët, me investime në sistemin shëndetësor dhe me rritjen e vëmendjes dhe vetëdijes për rëndësinë e ekzaminimeve rutinore, mund ta minimizojnë rrezikun.
Ai gjithashtu tha se Qeveria është duke punuar, që terapitë për llojet e kancerit, të ofrohen përveç në nivelin terciar, edhe në nivelin sekondar të shëndetësisë.
Kryeministri Kurti tha se çdo e 8-ta grua, mund të preket nga kanceri i gjirit, prandaj, sipas tij, kjo duhet të nxisë kujdesin, për parandalimin dhe diagnostikimin e hershëm.
“Me hapjen e kësaj fushate, i bëjmë thirrje vajzave dhe grave që të kujdesen për veten duke u kontrolluar edhe kur nuk kanë shqetësim. Me vendosmërinë tonë për të siguruar barnat, kemi rritur ndjeshëm buxhetin për barna. Kosova sot ka dy pajisjet e teknologjisë së fundit për radioterapi”, tha Kurti.
Ministri Arben Vitia tha se Ministria e Shëndetësisë ka miratuar, dhe se e kanë në zbatim Planin e ri të Veprimit për Edukim dhe Promovim Shëndetësor (2023-2025), përmes të cilit synojnë përmirësimin e shëndetit dhe mirëqenies së popullatës, ku rëndësi i jepet edhe ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit.
Ai tha se Strategjia Sektoriale Shëndetësore e Shëndetësisë (2023-2032) e cila miratohet së shpejti, adreson gjithashtu problematikën e sëmundjeve malinje ku përveç parandalimit parashihet edhe ngritja e kapaciteteve të reja si diagnostike ashtu terapeutike, përfshirë edhe krijimin e Qendrës për kujdes paliativ të përhershëm, një hallkë kjo që sipas tij, ka munguar brenda shërbimeve për personat e prekur nga sëmundjet malinje në Kosovë.
“ Qeveria jonë e ka ngritur buxhetin në 300 milionë për sivjet; duke bërë përmirësime në shërbimet onkologjike përmes sigurimit të akcelaratorit të ri linear dhe fuqizimin edhe të shërbimeve të tjera, para së gjithash atyre diagnostike me mamograf të ri, detektimin e kancerit të gjirit dhe rezonancë magnetike për patologjitë e tjera malinje”, tha mes tjerash Ministri Vitia.
Drejtori i Institutit Kombëtar, Prof. Dr. Naser Ramadani, tha se Instituti Kombëtar me Qendrat Rajonale të Shëndetësisë Publike, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, përkrahur nga UNFPA, NjP, BB, AQH dhe IHS, gjatë muajit tetor do të organizojnë aktivitete të ndryshme, me qëllim të informimit dhe vetëdijesimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.
“Sipas të dhënave të mbledhura në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, gjatë vitit 2022 në Kosovë janë regjistruar gjithsej 547 raste të reja me kancer të gjirit (543 gra dhe 4 burra)”- u shpreh ai.
Drejtoresha e Qendrës “Jeta-Vita”, Nafije Latifi, tha se qendra “Jeta-Vita” ka bashkëpunim të ngushtë me të gjitha klinikat, nëpër të cilat kalojnë pacientët, që nga diagnostikimi, deri te trajtimet./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ambasadori italian në NATO: Të përkushtuar për të ruajtur paqen dhe sigurinë në Kosovë
Berisha: Nëse s’votohet ligji për dokumentet biometrike, shqiptarët të ngrihen në demonstrata
Mickoski: Maqedonia do të jetë vendi me numrin më të madh të investimeve të huaja për kokë banori në Evropë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime
Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale