LAJMI I FUNDIT:

FSHF dhe FFK arrijnë marrëveshje për dy ndeshje miqësore për grupmoshat U17

FSHF dhe FFK arrijnë marrëveshje për dy ndeshje miqësore për grupmoshat U17

Federata shqiptare e futbollit dhe Federata e Futbollit të Kosovës kanë arritur marrëveshje për dy ndeshje miqësore në grupmoshat U17.

Ka qenë faqja zyrtare e Federatës shqiptare të Futbollit që ka konfirmuar se përfaqësueset U17 do t’i zhvillojnë dy ndeshje miqësore në muajin tetor në stadiumin ‘Kukës Arena’.


Dy sfidat do të zhvillohen më 14 dhe 16 tetor në Kukës Arena.

Njoftimi i plotë nga FSHF:

Kombëtarja shqiptare U-17 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore në muajin tetor. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Ardi Behari do të masin forcat për herë të fundit përpara kualifikueseve të Kampionatit Europian për këtë grupmoshë me bashkëmoshatarët e përfaqësueses së Kosovës.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se dy federatat përkatëse kanë rënë dakord për zhvillimin e këtyre dy testeve miqësore në datat 14 dhe 16 tetor në vendin tonë, përkatësisht në stadiumin “Kukës Arena”.

Ndeshja e parë e kuqezinjve është planifikuar të luhet më 14 tetor në orën 14:00, teksa përballja e dytë që do të zhvillohet dy ditë më pas po në stadiumin “Kukës Arena”, është planifikuar të nisë në orën 11:00.

Këto dy ndeshje janë shumë të vlefshme për ekipin kombëtar U-17 dhe stafin e kuqezinjve për të testuar e për t’u dhënë mundësinë lojtarëve të grumbulluar të tregojnë cilësitë e tyre, për të vendosur më tej për grupin e futbollistëve që do të përfaqësojnë Shqipërinë në eliminatoret e Kampionatit Europian 2023/2024 për këtë grupmoshë.

Kombëtarja shqiptare është shortuar në Grupin 5 së bashku me Portugalinë, Republikën Çeke dhe Malin e Zi. Të gjitha ndeshjet e Grupit 5 të kualifikuesve të Europianit U-17 do të luhen në Portugalii në datat 15, 18 dhe 21 nëntor 2023. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre kandidatët favorit që po përfliten si zëvendësues të Xavit tek Barcelona

Tre kandidatët favorit që po përfliten si zëvendësues të Xavit tek Barcelona

La Liga
Carlo Ancelotti i ka kërkuar Real Madridit transferimin e yllit të Arsenalit në verë

Carlo Ancelotti i ka kërkuar Real Madridit transferimin e yllit të Arsenalit në verë

La Liga
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Fabregas mbajti fjalën, dërgon në Ibiza të gjithë skuadrën e Comos pas kalimit në Serie A

Fabregas mbajti fjalën, dërgon në Ibiza të gjithë skuadrën e Comos pas kalimit në Serie A

Serie A
Ylli i Spanjës humb Euro 2024 shkaku i lëndimit

Ylli i Spanjës humb Euro 2024 shkaku i lëndimit

Përfaqësueset

"Chelsea nuk gaboi me largimin e Havertz, gaboi me Kovacicin" - legjenda franceze analizon gabimet e ish klubit të tij

Premier League
Kalo në kategori