LAJMI I FUNDIT:

Policia e Shtetit sekuestron rreth 30 mijë euro, arreston një turk dhe një kinez

Policia e Shtetit sekuestron rreth 30 mijë euro, arreston një turk dhe një kinez

Policia e Shtetit ka njoftuar se ka sekuestruar mbi 28 mijë euro dhe 1900 dollarë në kufi.

Lidhur me rastin Policia ka arrestuar edhe dy persona, një shtetas turk dhe një shtetas kinez, transmeton Telegrafi.

“Si rezultat i kontrolleve, goditen 2 raste të mosdeklarimit të të hollave, në kufi. Sekuestrohen në total 28 840 euro dhe 1900 dollarë.  Procedohet penalisht 36-vjeçari (shtetas turk) që nuk deklaroi 17 020 euro, në hyrje të RSh-së. Procedohet penalisht 50-vjeçari (shtetas kinez) që nuk deklaroi 11 820 euro dhe 1900 dollarë, në dalje të RSh-së”, thuhet në njoftim.


Tutje, në njoftim theksohet se shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të kontrolleve për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar në analizën e riskut, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar, shtetasit D. C. dhe L. D.

“Gjatë kontrolleve në hyrje të RSH-së, shtetasit turk D. C., 36 vjeç, i janë gjetur 17 020 euro, të cilat ai nuk i kishte deklaruar në kufi, sipas përcaktimeve ligjore. Gjithashtu, në dalje të RSH-së, shtetasit L. D., 50 vjeç, i janë gjetur 11 820 euro dhe 1900 dollarë, të cilat ai nuk i kishte deklaruar në kufi, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi”, vijon njoftimi.

Shumat e parave u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në vijim të veprimeve, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit D. C., 36 vjeç dhe L. D., 50 vjeç, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori