LAJMI I FUNDIT:

Gjendje e jashtëzakonshme në New York pas përmbytjeve

Gjendje e jashtëzakonshme në New York pas përmbytjeve

Gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në qytetin e New York-ut pasi stuhitë e forta sollën përmbytje të shpejta.

Siç raportohet, shumë prej sistemeve të metrosë, rrugëve dhe autostradave të qytetit janë përmbytur, derisa të paktën një terminal në aeroportin LaGuardia u mbyll të premten, transmeton Telegrafi.

Guvernatorja e shtetit të New York-ut, Kathy Hochul tha se deri në pesë inç shi ra në disa zona gjatë natës dhe deri në shtatë inç më shumë shi pritet të bie.


“Kjo është një stuhi e rrezikshme, kërcënuese për jetën”, tha Hochul.

“Unë po e shpall një gjendje të jashtëzakonshme në të gjithë qytetin e New Yorkut, Long Island dhe Luginën Hudson për shkak të reshjeve ekstreme që po shohim në të gjithë rajonin”, tha ajo në X.

“Ju lutemi merrni hapa për të qëndruar të sigurt dhe mos harroni të mos përpiqeni të udhëtoni në rrugët e përmbytura”.

Kryetari i bashkisë së New Yorkut, Eric Adams paralajmëroi njerëzit “kjo është koha për vigjilencë të shtuar dhe kujdes ekstrem” pasi u vendos gjendja e jashtëzakonshme. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Amerika
Babai vret të birin pesëvjeçar dhe të bijën dyvjeçare - pastaj kryen vetëvrasje në Neumark të Gjermanisë

Babai vret të birin pesëvjeçar dhe të bijën dyvjeçare - pastaj kryen vetëvrasje në Neumark të Gjermanisë

Evropa
Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Botë
BE-ja po i ofron Ukrainës një marrëveshje për mineralet e rralla

BE-ja po i ofron Ukrainës një marrëveshje për mineralet e rralla

Evropa
Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Botë
Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Botë
Kalo në kategori