LAJMI I FUNDIT:

Trençevska: Buxhetimi i përgjegjshëm gjinor është misioni im, një punë e përkushtuar afatgjatë që besoj se do të bëjë ndryshim

Trençevska: Buxhetimi i përgjegjshëm gjinor është misioni im, një punë e përkushtuar afatgjatë që besoj se do të bëjë ndryshim

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, me fjalimin e saj hapi takimin e grupit punues për fuqizimin ekonomik të grave në Ballkanin Perëndimor, i cili organizohet nga UNDP dhe Miqtë e Evropës. Qëllimi i grupit të punës është të identifikojë sfidat e grave në fushën e fuqizimit më të mirë ekonomik në Ballkanin Perëndimor, njoftojnë nga Ministria për Politikë dhe Punë Sociale.

“Buxhetimi i përgjegjshëm gjinor është një temë me të cilën kam punuar që nga viti 2007. Në atë kohë, ky koncept ishte krejtësisht i panjohur për mjedisin tonë shoqëror, prandaj ishte nevoja që praktikat e mira t’i merrnin nga vendet e tjera dhe me punë të përkushtuar t’i fusnim ose t’i impononin në skenën tonë politike për të arritur njëfarë progresi në këtë çështje. “, tha Ministrja Trençevska.

Ministrja, theksojnë nga atje, foli edhe për arritjet e shtetit në lidhje me çështjen e buxhetimit të përgjegjshëm gjinor në pjesën e kuadrit strategjik dhe ligjor.


Ajo theksoi zbatimin e Strategjisë së parë të buxhetimit të përgjegjshëm gjinor në vitin 2012 dhe theksoi se Ministria e Financave për herë të parë ka ndryshuar udhëzimet buxhetore për vitin 2013 dhe 2014, të cilat obligojnë tri ministri dhe Agjencinë për Punësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për të zgjedhur një program për analizën gjinore dhe zhvillimin e treguesve përkatës gjinorë për të monitoruar ndikimin e programeve tek gratë dhe burrat.

Trençevska bëri një krahasim të mjedisit social kur filloi lufta e saj për ROB dhe gjendjes aktuale sociale./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi i ushtarëve amerikanë nga Kosova është shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi i ushtarëve amerikanë nga Kosova është shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Albulena Haxhiu gruaja më e votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit

Albulena Haxhiu gruaja më e votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit

Lajme
Kalo në kategori