LAJMI I FUNDIT:

Aeroplani ushtarak rus ndodhej për dy ditë në aeroportin e Phenianit, a u ra dakord për transferimin e armëve?

Aeroplani ushtarak rus ndodhej për dy ditë në aeroportin e Phenianit, a u ra dakord për transferimin e armëve?

Aeroplani ushtarak rus ka arritur në Phenian, ku ishte parkuar në aeroport për dy ditë të tëra, sipas të dhënave nga platforma e gjurmimit të fluturimeve FlightRadar24.

Shtohet se bëhet fjalë për modelin Ilyushin IL-62M, pra i njëjti aeroplan që Rusia e dërgoi në Korenë e Veriut në muajin gusht, vetëm pak ditë pasi ministri rus i Mbrojtjes, Sergey Shoigu mbërriti në Phenian.

Filmohet momenti kur rusët sulmojnë fabrikën e koksit në Avdiivka
Lexo po ashtu Filmohet momenti kur rusët sulmojnë fabrikën e koksit në Avdiivka

Të dhënat nga FlightRadar24 tregojnë gjithashtu se aeroplani, i cili mbërriti në kryeqytetin e Koresë së Veriut të martën në mëngjes, u kthye pas dy ditëve në Rusi.


Ky aeroplan e ka origjinën nga koha sovjetike dhe mund të transportojë deri në 200 persona.

Siç raporton Bloomberg, heshtja dhe mungesa e komenteve zyrtare në lidhje me fluturimin e këtij aeroplani tregon se zyrtarët ushtarakë rusë ishin në Korenë e Veriut për të diskutuar mundësinë e transferimit të armëve apo teknologjisë.

“Duket se Rusia ka rizbuluar vlerën strategjike të koreano-veriorëve në sfondin e mbështetjes së Koresë së Veriut për luftën në Ukrainë dhe formimin e një aleance kundër asaj trepalëshe SHBA-Kore e Jugut-Japoni”, tha Jeh Sung Hun, kreu i departamentit të studimeve ruse në Universitetin Hankuk.

Pamje që tregojnë sesi duket ofensiva e Ukrainës në Bakhmut: Thyem mbrojtjen e rusëve dhe po i godasim rëndë
Lexo po ashtu Pamje që tregojnë sesi duket ofensiva e Ukrainës në Bakhmut: Thyem mbrojtjen e rusëve dhe po i godasim rëndë

Ai shtoi se pret që bashkëpunimi ndërmjet Koresë së Veriut dhe Rusisë të përparojë shpejt, pasi interesat e të dyja vendeve janë në një linjë.

Gjatë një vizite të fundit në Rusi, presidenti i Koresë së Veriut, Kim Jong-un vizitoi objektet ushtarake, duke përfshirë fabrikat që prodhojnë aeroplanë luftarakë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Ukrainasit shkatërrojnë pajisjet dhe municionet e rusëve në Kreminna – pamje nga aksioni

Ukrainasit shkatërrojnë pajisjet dhe municionet e rusëve në Kreminna – pamje nga aksioni

Evropa
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Vendim i pazakontë i familjes indiane - varrosin veturën, mijëra njerëz në ceremoninë 'mortore'

Vendim i pazakontë i familjes indiane - varrosin veturën, mijëra njerëz në ceremoninë 'mortore'

Botë
Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës

Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës

Botë
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Kalo në kategori