LAJMI I FUNDIT:

Bayern Munich ka arsye për të festuar, pas dhjetë muajsh Manuel Neuer kthehet në stërvitje me ekipin

Bayern Munich ka arsye për të festuar, pas dhjetë muajsh Manuel Neuer kthehet në stërvitje me ekipin

Pothuajse dhjetë muaj pas një dëmtimi të rëndë në gjurin e tij të djathtë, portieri gjerman Manuel Neuer mori pjesë për herë të parë në një stërvitjen kolektive të Bayernit Munich.

Ka qenë vet klubi që të enjten ka njoftuar për një rikthim të madh në kampion bavarez.


“Është një ndjenjë e mrekullueshme të kthehem në fushë me shokët e mi. Më bëri të lumtur”, ka thënë Neuer pas stërvitjes.

Pas stërvitjes me portierët Sven Ulreich dhe Daniel Peretz në pjesën e parë të stërvitjes, Neuer ishte në portë gjatë stërvitjeve me lojtarë.

Portieri i kombëtares gjermane dhe klubit bavarez u lëndua rëndë në fillim të dhjetorit 2022 teksa po bënte ski.

Walker ende nuk ka arritur te Bayern Munich - por pa ardhur ai ka pakënaqësi te yjet e bavarezëve
Lexo po ashtu Walker ende nuk ka arritur te Bayern Munich - por pa ardhur ai ka pakënaqësi te yjet e bavarezëve

Pas një rikuperimi të gjatë, Neuer u kthye në fushë në mes të majit për stërvitje individuale.

Në korrik ai iu nënshtrua një operacioni tjetër për heqjen e një pjese metali dhe tani i është bashkuar ekipit të parë.

Neuer është anëtar i klubit bavarez që nga viti 2011, deri më tani ai ka bërë 489 paraqitje dhe ka fituar deri në 28 trofe, duke përfshirë dy Liga të Kampionëve dhe 11 tituj kampion gjerman. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Bruno Fernandes zbulonte të ardhmen, por intervista e tij ndërpritet nga Ten Hag

Bruno Fernandes zbulonte të ardhmen, por intervista e tij ndërpritet nga Ten Hag

Premier League
Ousmane Dembele: Ashtu siç tha Marcel Desailly, Mbappe do të transferohet në Ligën Saudite

Ousmane Dembele: Ashtu siç tha Marcel Desailly, Mbappe do të transferohet në Ligën Saudite

Ligue 1
As te Barcelona e as te Real Madridi - mësohet se ku po transferohet Messinho

As te Barcelona e as te Real Madridi - mësohet se ku po transferohet Messinho

Premier League
A do të marrin anglezët një vendim historik? Këto janë argumentet për heqjen e VAR-it në Ligën Premier

A do të marrin anglezët një vendim historik? Këto janë argumentet për heqjen e VAR-it në Ligën Premier

Premier League
Allegri humbi durimin -hoqi xhaketën, kravatën dhe pothuajse edhe këmishën në momentet e fundit të ndeshjes kur u përjashtua

Allegri humbi durimin -hoqi xhaketën, kravatën dhe pothuajse edhe këmishën në momentet e fundit të ndeshjes kur u përjashtua

Serie A
Ten Hag u vërshëllye nga tifozët në Old Trafford

Ten Hag u vërshëllye nga tifozët në Old Trafford

Premier League
Kalo në kategori