LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Unë jam i sigurt se Bullgaria do të paraqes kërkesa të reja

Osmani: Unë jam i sigurt se Bullgaria do të paraqes kërkesa të reja

Ministri i punëve të jashtme, Bujar Osmani, në intervistën me një mediumin Gjerman “Frankfurter Allgemeine Zeitung” (FAC) foli mbi çështjen e vetos që ka vendosur Bullgari kundër fillimit të negociatave për Maqedoninë e Veriut në BE dhe për perspektivë gjermane,

Osmani në intervistë tha se Maqedonia e Veriut është vendi më i keqpërdorur në procesin e zgjerimit të BE-së dhe kjo shkakton shumë zhgënjim.

“Unë jam krenar për përkushtimin e elitës të politikanëve dhe të popullit, të cilët rrezikuan çdo gjë dhe qëndruan në qëllimin që për t’ju bashkangjitur BE. Ekziston një besim i vërtetë se nuk ka alternativë, përndryshe njerëzit do ta kishin braktisur këtë rrugë shumë kohë më parë. Edhe njerëzit që nuk e njohin dinamikën gjeopolitike e kuptojnë shumë mirë se për këtë vend BE-ja është ajri që duhet të thithim”, tha Osmani.


Ministri gjithashtu është pyetur nëse ka garanci se Bullgaria nuk do të bëj kërkesa të tjera pas ndryshimet kushtetuese, në të cilën ai u përgjigj se ai ishte i sigurt se Bullgaria do të paraqes edhe kushte të tjera.

“Fatkeqësisht ne kemi qenë të zhgënjyer shumë herë, dhe dinamika në politikën bullgare është aq e pasigurt sa nuk dihet se çfarë do të sjellë e nesërmja”, tha Osmani.

Megjithatë, Osmani mendon se qëllimi është që tema nga interpretimet historike dhe çështjet e identitetit të zhvendosen në të drejtat e njeriut dhe të pakicave, sepse ne jemi të mirë në këtë.

Ai shpjegoi se Maqedonia e Veriut ndërtoi një model unik të një demokracie funksionale multi-etnike, në kundërshtim me të gjithë skeptikët që besonin se kjo nuk ishte e mundur në Ballkan./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Siguri

"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Lajme
Kalo në kategori