Një pilot i aviokompanisw British Airways është pushuar nga puna, pasi i ka treguar një stjuardese se ka thithur kokainën nga gjoksi i zhveshur i një gruaje, para se të tentonte të fluturonte me aeroplan në një fluturim 12 orësh.
Piloti Mike Beaton, nga Devon, u mburr para një stjuardese për një natë ‘argëtuese’ në Johanesburg, në të cilën ai tha se kishte konsumuar sasi të mëdha alkooli dhe droge, një natë përpara se të fluturonte me një aeroplan nga Johannesburg në Londër.
Stjuardesa e raportoi atë dhe British Airways e vonoi fluturimin derisa të gjendej një pilot alternativ, transmeton Telegrafi.
Beaton u pezullua dhe fluturoi për në Londër të nesërmen si pasagjer, dhe u testua për drogë në Heathrow. Në trupin e tij u gjetën substanca të ndaluara dhe u pushua nga puna.
Piloti i përshkroi stjuardesës në mesazhet e dërguara, festën me dy burra vendas, një grua nga Uellsi që ishte me pushime dhe një grua të re spanjolle në mesazhe drejtuar stjuardesës.
“Isha një djalë shumë i keq”, ka shkruar ai ndër të tjera në mesazh.
“Më humbi këmisha diku dhe një nga vendasit më ofroi një tabaka me disa vija kokainë”, ka shkruar ai.
“Pastaj ne debatuam se nga kush do të ishte më mirë ta nxirrnim gjoksin. Dhe kjo është historia se si përfundova duke thithur kokainë nga gjoksi i zhveshur i një gruaje në Johannesburg”, kishte shkruar piloti.
British Airways tha se nuk kishte asnjë rrezik për pasagjerët për shkak të sjelljes së pilotit.
“Siguria është gjithmonë prioriteti ynë kryesor. Çështja është referuar në AAC (Autoriteti i Aviacionit Civil) dhe personi nuk punon më për ne”, thanë ata.
Pas incidentit, linja ajrore i dërgoi një letër stafit të saj duke i kujtuar atyre “tolerancën zero” për sjellje të papërshtatshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
Pamje që tregojnë sulmin e fundit të ushtrisë ukrainase në Krime
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë
Gjyqi ndaj Trumpit: Ish-avokati i tij e pranon se ka gënjyer shpesh për ta ndihmuar ish-presidentin amerikan
Ukraina sulmon me dronë luftarak Krimenë
Spanja ndalon ankorimin e anijes që thuhet se po transportonte rreth 27 ton eksplozivë drejt Gazës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë