LAJMI I FUNDIT:

Dy serbë nga sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit po trajtohen në një spital të Novi Pazarit – mediat serbe tregojnë për gjendjen e tyre

Dy serbë nga sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit po trajtohen në një spital të Novi Pazarit – mediat serbe tregojnë për gjendjen e tyre

Dy serbët e plagosur në fshatin Banjskë të Zveçanit ndodhen në katin e dytë të repartit kirurgjik të Spitalit të Përgjithshëm në Novi Pazar.

Kështu shkruajnë mediat serbe, sipas të cilave, jozyrtarisht mësohet se meshkujt në fjalë janë 26 dhe 29 vjeç, përcjell Telegrafi.


Njëri ka plagë me armë zjarri në krahë dhe këmbë, ndërsa tjetri është qëlluar në gjoks, por nuk ka plagë nga të shtënat sepse mbrohej me jelek antiplumb.

Siç shkruan më tej, N1info.rs, mediat kanë raportuar të dielën se para repartit kirurgjik të spitalit të Novi Pazarit ka pasur prezencë të dukshme policore.

Vuçiq takon përfaqësuesit e QUINT-it, thotë se është “një nga momentet më të vështira për Serbinë” – tregon se çfarë kërkoi prej tyre
Lexo po ashtu Vuçiq takon përfaqësuesit e QUINT-it, thotë se është “një nga momentet më të vështira për Serbinë” – tregon se çfarë kërkoi prej tyre

Spitali i Përgjithshëm në Novi Pazar është institucioni shëndetësor në territorin e Serbisë që është më afër vendit në Kosovë ku ka ndodhur ngjarja.

Lajmi vjen pas zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës, përkatësisht sulmit ndaj zyrtarëve të Policisë së Kosovës, nga ku mbeti një polic i vdekur dhe një tjetër i plagosur.

Jo shumë kohë më vonë, anëtarët e grupit që kryen një sulm terrorist, u strehuan në manastirin e Banjskës dhe në konflikt me organet e rendit nga Kosova janë vrarë katër sulmues dhe kanë mbetur disa të tjerë të plagosur.

Ndërkohë ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, Xhelal Sveçla ka publikuar pamje të reja nga sulmi i terroristëve ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit.

Në pamjet e publikuara nga Sveçla thuhet se shihet edhe Milan Radoiçiq, nënkryetar i Listës Serbe. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa i dyshuari për atentatin ndaj tij paraqitet në gjykatë

Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa i dyshuari për atentatin ndaj tij paraqitet në gjykatë

Botë
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Zelensky: Rusia po humbet këmbësorinë

Zelensky: Rusia po humbet këmbësorinë

Botë
Flet i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon motivin pse e kreu atentatin ndaj Ficos

Flet i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon motivin pse e kreu atentatin ndaj Ficos

Evropa
Kalo në kategori