Qeveria amerikane është në prag të mbylljes së pjesshme nëse Dhoma e Përfaqësuesve, e kontrolluar nga republikanët, nuk pajtohet për buxhetin federal për vitin e ri fiskal, që fillon më 1 tetor.
Disa republikanë madje kanë kërcënuar me shkarkimin e kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy.
Në më pak se një javë, Qeveria amerikane rrezikon të mbyllet pjesërisht, nëse Kongresi nuk arrin një marrëveshje për shpenzimet federale, çka ka nxjerrë në pah krisjet brenda republikanëve.
Një grup konservatorësh të vijës së ashpër kanë kërcënuar me shkarkimin e kryetarit McCarthy, pas arritjes së një kompromisi për shpenzimet midis tij dhe presidentit Joe Biden në fillim të këtij viti për të shmangur dështimin për të paguar borxhet qeveritare.
“Po ndodh për shkak se ligjvënësit republikanë nuk mund të bien dakord as mes tyre. Duhet të kujtojmë se McCarthy dhe presidenti Biden arritën një marrëveshje të vështirë për të gjitha palët. E tillë ishte për agjencinë tonë. Nënkupton shkurtimin e disa programeve që donim të realizonim, disa fonde do përdoreshin për përmirësimin e rrugëve, urave dhe aeroporteve. Por ne e pranuam marrëveshjen e bërë në fillim të vitit. Po kërkojmë që republikanët ta respektojnë këtë marrëveshje”, tha sekretari i Transportit, Pete Buttigieg.
I njëjti grup republikanësh dëshiron shkurtime të thella për shpenzimet e brendshme, si dhe për mbështetjen amerikane për Ukrainën në luftën e saj kundër agresionit të Rusisë.
Biden priti javën e kaluar presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy në Shtëpinë e Bardhë pas fjalimeve, që ata mbajtën në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Ai u zotua për vazhdimin e mbështetjes së palëkundur për Ukrainën.
“Populli i Ukrainës është i çelikosur për këtë betejë dhe Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të qëndrojnë me ju”, tha Biden.
McCarthy përfshiu 300 milionë dollarë fonde për Ukrainën në një projektligj për shpenzimet e mbrojtjes, që duhet të miratohet nga Dhoma e Përfaqësuesve. Por nuk ka gjasa që të marrë miratimin e republikanëve të vijës së ashpër.
“Do të jem me zotin McCarthy çdo ditë dhe sigurisht që kemi ende kohë, por ai është në një pozitë shumë të vështirë, sepse kundërshtarët vazhdojnë t’i thonë që të mos i paraqesë për votim projektligjet dypartiake, mos t’i përdorë votat e demokratëve për të shmangur mbylljen. Por ata po përdorin votat e demokratëve për të shkaktuar mbylljen. Ky grup republikanësh po voton me Nancy Pelosin kundër projektligjeve republikane që kanë dalë për votim”, tha ligjvënësi republikan Mike Turner.
Partia e McCarthyit ka një shumicë të vogël në Dhomën e Përfaqësuesve. Mjafton kundërshtimi nga pesë republikanë për të bllokuar çdo legjislacion që përpiqet të miratojë shumica.
Ligjvënësit do të përpiqen përsëri që të shmangin një mbyllje të pjesshme të qeverisë, e cila mund të ndodhë pas mesnatës së një tetorit nëse ligjvënësit dështojnë të pajtohen qoftë edhe për një financim afatshkurtër. /VoA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bajrami i kundërpërgjigjet Ministrisë së Financave: Koncentrohuni, pas tri viteve s’keni qenë në gjendje me e përfundu asnjë projekt të madh
Fondacioni UBT Jim Xhema shpall thirrje të hapur për bursa për talentët e rinj shqiptarë
Ha shëndetshëm dhe shijshëm me fritezën me Ajër Hisense
Zbulo të jetuarit buzë detit në kompleksin prestigjioz “Holiday In 2”
Lufta ndaj parave të falsifikuara, BQK: 2.5 milionë monedha nga 2 euro janë tërhequr nga qarkullimi
EXPOKOS 2024: Ndërtimi i biznesit të së ardhmes
Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë
Bajrami i kundërpërgjigjet Ministrisë së Financave: Koncentrohuni, pas tri viteve s'keni qenë në gjendje me e përfundu asnjë projekt të madh
Mësoni gjetjet për Kosovë nga Anketa Vjetore e 27-të Globale e CEO-ve nga PwC
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!
Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja
Ish-ylli i Liverpoolit zbulon trajnerin e ardhshëm të Man United – thotë se ia tregoi një lojtar aktual i tyre
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron