Modelja e njohur shqiptare, Juliana Nura, i është futur garës së kërcimit, “Dancing With The Stars”.
Ajo është zhvendosur për pak kohë në Tiranë, ku do të kërcejë në krah të balerinit Dion Gjinika, me shpresën për t’i shkuar sa më gjatë kësaj gare.
Bukuroshja drenicase ka qenë e ftuar së fundmi në Top Albanian Radio, ku ka folur rreth kësaj eksperience të re.
E pyetur nga moderatorët, ajo i ka bërë një prezantim të përgjithshëm vetës së saj dhe të arriturave deri më tani.
Në bisedë e sipër, Xhuli ka treguar edhe një anë tjetër të saj – atë që e lidh me fushën e mjekësisë, pasi dikur ka qenë studente e Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës.
“Unë e kam përfunduar Mjekësinë e Përgjithshme. Kam punuar edhe si doktoreshë në Finlandë, kam punuar edhe në investime bankare, në banka të ndryshme nëpër. Pastaj kam shkuar te biznesi i fitnesit”, tha Xhuli në Top Albanian Radio.
Bukuroshja theksoi se fama e saj u rrit veçanërisht pas pjesëmarrjes së saj vitin e kaluar në spektaklin e shumë shikuar, Big Brother VIP Kosova, ku arriti deri në finale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Nisin përgatitjet për Karnavalin “Golden Eagle” në Suharekë – artistë të shumtë pritet të performojnë për të pranishmit
Përse nuk e ka pranuar ftesën e Robertit për të shkuar në emision? – Përgjigjet Nora Istrefi
Gjyqtarja më tërheqëse në botë, Claudia Romani tregon të pasmet e saj me bikini mahnitëse
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251