LAJMI I FUNDIT:

Konfirmohet, lëndimi i Kylian Mbappe nuk është serioz

Konfirmohet, lëndimi i Kylian Mbappe nuk është serioz

Kylian Mbappe nuk ka pësuar ndonjë lëndim serioz, përkundër faktit që doli nga fusha duke çaluar pas fitores së PSG-së ndaj Marseille mbrëmjen e së dielës, ka konfirmuar trajneri Luis Enrique.

Sulmuesi francez mori një ndërhyrje të ashpër nga Leonardo Balerdi që e detyroi atë të largohet nga fusha për të marrë tretman mjekësor.


Pasi mori ndihmën e nevojshme të mjekëve, ai mblodhi forcat dhe u rikthye në fushë për të vazhduar lojën.

Por, qëndrimi i tij ishte I shkurtë, pasi që menjëherë në aksionin e radhës largoi topin jashtë vijave dhe u nis drejt në dhomat e zhveshjes.

Tani, Enrique ka konfirmuar se lëndimi i tij nuk është aq serioz sa dukej në pamje të parë.

“Nuk është diçka serioze, por ndjente dhimbje. Mendoj se ishte më e zgjuar që të largohet. Është një goditje, por ai është mirë”, kishte thënë tekniku spanjoll pas ndeshjes.

Përkundër mungesës së Mbappes, PSG arriti që të triumfoi me rezultat të thellë në klasiken e futbollit francez ndaj Marseille.

Achraf Hakimi hapi llogarinë e golave pasi shënoi një gol të bukur nga gjuajtja e lirë, dhe më pas atij iu bashkua Randal Kolo Muani, i cili shënoi golin e tij të parë si lojtar i PSG-së.

Vendasit përkundër avantazhit prej dy golave, vazhdimisht ushtronin presion tek mbrojtja kundërshtare dhe kjo iu shpërblye pasi që Goncalo Ramos arriti të tund rrjetën dy herë në pjesën e dytë, për të konfirmuar fitoren e thellë në derbi.

Mbappe po kalon nëpër një formë të jashtëzakonshme, teksa ka shënuar shtatë gola në vetëm pesë ndeshje në Ligue 1.

Xhiron e ardhshme, PSG do të luajë në udhëtim ndaj Clermont Foot, ku pritet që Mbappe të jetë prezent nëse gjithçka shkon sipas planit./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Keni merituar një lamtumirë ndryshe, trajner fitimtar" - ylli i Juventusit del në krah të Allegrit

Serie A
Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Boks

"West Ham nuk luan që ta bëjë Arsenalin kampion" - Moyes flet për ndeshjen me Man Cityn dhe objektivin e skuadrës së tij

Premier League
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Kalo në kategori