LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Nuk duam luftë, duam paqe

Kurti: Nuk duam luftë, duam paqe

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se në fshatin Banjskë të Zveçanit ku mbeti i vrarë një polic, gjenden së paku 30 persona të armatosur rëndë.

Kurti para mediave ftoi ata që të dorëzohen, transmeton Telegrafi.

“Nuk duam luftë, duam paqe. Nuk e di se prej nga janë, nuk janë identifikuar si formacion, por që janë të armatosur rëndë”, tha ai.


Kurti në konferencën për media ka publikuar fotografitë e grupit të përbërë prej mbi 30 personave të cilët dyshohet se kanë sulmuar policinë. /Telegrafi/