LAJMI I FUNDIT:

Konfliktet ndër vite në veri, dy policë u vranë në krye të detyrës

Konfliktet ndër vite në veri, dy policë u vranë në krye të detyrës

Mëngjesin e së dielës, Policia e Kosovës u sulmua me arsenal armësh zjarri në veri, ku nga gjuajtjet me armë zjarri, polici A.B nga Vushtrria mbeti i vrarë, ndërsa polici A.R mbeti i plagosur.

Policia njoftoi se gjatë realizimit të detyrave policore, sot rreth orës 02:34 në Mitrovicë Veri, njësia për ndërhyrje të shpejtë e policisë kufitare ka vërejtur se në hyrje të fshatit Bajnskë, në urë janë vendosur dy mjetet të rënda kamion (pa targa) dhe hyrja në këtë fshat përmes urës nuk mund të bëhet, pasi e njëjta është bllokuar, transmeton Telegrafi.

“Njësitë e rendit të Stacionit Policor Zveqan, pas pranimit të informacionit i janë përgjigjur rastit dhe janë nisur me tri njësi në drejtim të lokacionit dhe posa kanë mbërri në afërsi të vendit ku është raportuar bllokada, njësitë policore kanë hasur në rezistencë ku nga disa pozicione të ndryshme janë gjuajtur me arsenal armësh të zjarrit, përfshirë këtu edhe me granata dore dhe zollë, ku si pasojë e gjuajtjeve janë qëlluar me armë zjarri dy zyrtarë policorë”, bëri të ditur Policia.


Tutje, Policia njoftoi se njësitet policore në vetëmbrojtje i janë përgjigjur sulmit dhe kanë arritur që ta zmbrapsin sulmin fillestar për të krijuar kushte për dhënien e ndihmës dhe tërheqjen e kolegëve të qëlluar me armë zjarri.

Sulmohet me arsenal armësh policia në veri, mbetet i vrarë një rreshter
Lexo po ashtu Sulmohet me arsenal armësh policia në veri, mbetet i vrarë një rreshter

Ky është rasti i tretë, që një polic i Kosovës vritet në veri. Më 25 korrik të vitit 2011 ishte vrarë polici Enver Zymberi.

Zymberi ishte vrarë gjatë një aksioni të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës për marrjen e pikave kufitare në veri të vendit.

Po atë ditë, ROSU kishte hasur në pengesat e serbëve në veri, ku gjatë këtij aksioni nga strukturat ilegale serbe ishte vrarë polici Enver Zymberi.

Zymberi ishte pjesëtar i njësiteve speciale që atë kohë quheshin “ROSU” që nga viti 2000.

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, i kishte  dhënë titullin “Hero i Kosovës”, Enver Zymberit, me motivacionin “për trimërinë dhe përkushtimin e treguar deri në flijim për vendosjen e sundimit të ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës”.

Përveç Zymberit, në vitin 2012 ishte vrarë edhe polici Selver Haradinaj.

Në banesën e Selver Haradinajt, ishin vendosur mjete eksplozive.

Sulmi ndaj tij kishte tronditur gjithë qytetin e Mitrovicës.

Ndryshe, lidhur me zhvillimet e fundit në veri ka pasur reagime të shumta, ku krerët e shtetit kërkuan nga ndërkombëtarët që të ndërmarrin masa ndaj shtetit serb./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Drejtësi
Kalo në kategori