LAJMI I FUNDIT:

Ukrainasit pretendojnë se në sulmin raketor në Sevastopol janë plagosur rëndë komandantët e marinës ruse

Ukrainasit pretendojnë se në sulmin raketor në Sevastopol janë plagosur rëndë komandantët e marinës ruse

Ukraina pretendon se sulmi raketor i të premtes mbi Flotën e Detit të Zi në Krime, ka plagosur rëndë komandantët rusë të marinës.

Moska të premten ka njoftuar se vetëm një ushtar është zhdukur pas sulmit, kurse për të plagosur nuk ka raportuar fare, transmeton Telegrafi.

Qendra komanduese e Flotës së Detit të Zi në qytetin port Sevastopol, konsiderohet si më e mira në marinën ruse, por se ukrainasve nuk iu desh shumë punë për ta goditur.


Ministri i jashtëm rus thotë se SHBA-ja është “drejtpërdrejt në luftë” me Moskën
Lexo po ashtu Ministri i jashtëm rus thotë se SHBA-ja është “drejtpërdrejt në luftë” me Moskën

Burime brenda Kremlinit, kanë thënë për BBC se sulmi i të premtes është kryer me raketat Storm Shadow, që ia dorëzoi Britania e Madhe dhe Franca.

Në kumtesën e ushtrisë ukrainase, thuhet se sulmi ka sjellë “dhjetëra viktima dhe të plagosur nga ana e forcave pushtuese, përfshirë komandantët e flotës”.

Ndërkaq kreu i inteligjencës ukrainas, Kyrylo Budanov theksoi se dy komandantë rusë janë plagosur rëndë në sulmin raketor. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Putin: Rusia nuk është në gjendje të ndalë luftën në Ukrainë

Putin: Rusia nuk është në gjendje të ndalë luftën në Ukrainë

Evropa
Ushtria ukrainase tërhiqet nga një pjesë e një qyteti strategjik

Ushtria ukrainase tërhiqet nga një pjesë e një qyteti strategjik

Evropa
Exit Poll: Laburistët me fitore dërmuese vijnë në pushtet në Britani

Exit Poll: Laburistët me fitore dërmuese vijnë në pushtet në Britani

Evropa
Meksikani kaloi tri ditë në kanalizim - donte të eksploronte labirintin nëntokësor, por gjërat shkuan keq

Meksikani kaloi tri ditë në kanalizim - donte të eksploronte labirintin nëntokësor, por gjërat shkuan keq

Amerika Latine
Pavarësisht tensioneve mes Turqisë dhe Gjermanisë shkaku i festës së Demiralit, Erdogan udhëton drejt Berlinit

Pavarësisht tensioneve mes Turqisë dhe Gjermanisë shkaku i festës së Demiralit, Erdogan udhëton drejt Berlinit

Turqia
Orban do të takohet nesër me Putinin

Orban do të takohet nesër me Putinin

Evropa
Kalo në kategori