LAJMI I FUNDIT:

“Do të vazhdoj të luaj derisa këmbët të më thonë se ka mbaruar”, Ronaldo hesht kritikët

“Do të vazhdoj të luaj derisa këmbët të më thonë se ka mbaruar”, Ronaldo hesht kritikët

Sulmuesi i Al Nassr, Cristiano Ronaldo ka thënë se nuk mendon momentalisht pensionimin dhe do të luajë deri atëherë kur do ta lejojnë këmbët.

Nëntë gola në gjashtë ndeshje në ligën saudite. Golashënuesi i dytë më i mirë në vitin 2023 me 34 gola, vetëm pas Haaland me 36 sosh.


Këto janë shifrat e Ronaldos në moshën 38-vjeçare që ka dërguar Al Nassr në krye të tabelës në Superligën e Arabisë Saudite.

Al Nassr fiton trilerin e shtatë golave ndaj Al Ahli - Ronaldo nuk ndalet as këtë xhiro
Lexo po ashtu Al Nassr fiton trilerin e shtatë golave ndaj Al Ahli - Ronaldo nuk ndalet as këtë xhiro

Dje (e premte), pas një dy golëshi të ri, portugezi ka dashur të shfajësohet edhe jashtë fushës, duke bërë të qartë se ka mbetur edhe për pak Cristiano.

“Unë kam ende shumë për të bërë. Ende e dua futbollin. Edhe në moshën time më pëlqen të luaj, të shënoj gola dhe të fitoj ndeshje”, ka thënë fillimisht Ronaldo pas fitores ndaj Al Ahli.

Cristiano Ronaldo shënoi 'gol fantazmë' ndaj Al Ahli, portieri nuk mundi të shihte asgjë
Lexo po ashtu Cristiano Ronaldo shënoi 'gol fantazmë' ndaj Al Ahli, portieri nuk mundi të shihte asgjë

“Thonë se Ronaldo ka mbaruar… thonë se kam mbaruar, por unë ende po dëshmoj se nuk është e vërtetë”.

“Do të vazhdoj të luaj derisa këmbët e mia të thonë ‘Cristiano, ka mbaruar’. Deri atëherë do të vazhdoj të luaj dhe të ndihmoj skuadrën”, përfundoi portugezi i lumtur që ka gjetur një vend për të vazhduar të bëjë atë që di më mirë: të shënojë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Isha absolutisht i vdekur" - fjalët e Jude Bellingham pas ndeshjes me Sllovninë shqetësojnë fansat anglez

Përfaqësueset

"Largojë nga formacioni Bellinghamin dhe Kanen" - Southgates i kërkohet që të fillojë pa dy yjet kryesorë

Përfaqësueset
Kampioni i Malit të Zi, Deçiqi, hoqi yllin e kuq nga stema dhe ndërroi ngjyrat, shtohet emri shqiptar

Kampioni i Malit të Zi, Deçiqi, hoqi yllin e kuq nga stema dhe ndërroi ngjyrat, shtohet emri shqiptar

Ligat tjera
Pse Kylian Mbappe është i pakënaqur me maskën e personalizuar të fytyrës që po e mban në Euro 2024?

Pse Kylian Mbappe është i pakënaqur me maskën e personalizuar të fytyrës që po e mban në Euro 2024?

Përfaqësueset
Zidane i gjen Real Madridit pasuesin e Nachos - një mbrojtës për shumë vite

Zidane i gjen Real Madridit pasuesin e Nachos - një mbrojtës për shumë vite

La Liga
Arda Guler kryeson para Ronaldos, Bellingham dhe Mbappe sa i përket ndjekësve të ri në Instagram në Euro 2024

Arda Guler kryeson para Ronaldos, Bellingham dhe Mbappe sa i përket ndjekësve të ri në Instagram në Euro 2024

Përfaqësueset
Kalo në kategori