LAJMI I FUNDIT:

Athletico Paranaense flet për lëndimin e Vitor Roque, mësohet se sa do të mungojë talenti i Barcelonës

Athletico Paranaense flet për lëndimin e Vitor Roque, mësohet se sa do të mungojë talenti i Barcelonës

Athletico Paranaense ka ofruar një përditësim për dëmtimin e sulmuesit Vitor Roque dhe ka konfirmuar se ai ka pësuar dëmtim të ligamentit të kyçit të këmbës, por nuk do t’i nënshtrohet një operacioni për momentin.

Braziliani u largua nga fusha me lot në sy mori një lëndim ndaj Internacionl dhe klubi i tij tani ka ofruar një përditësim mbi gjendjen e tij fizike.


“Sulmuesi Vitor Roque iu nënshtrua testeve këtë të premte, pas ndrydhjes së kyçit të këmbës së djathtë që pësoi në ndeshjen kundër Internacionalit”.

Talenti nën pronësi të Barcelonës, Vitor Roque pëson lëndim të rëndë në Brazil - largohet me barelë
Lexo po ashtu Talenti nën pronësi të Barcelonës, Vitor Roque pëson lëndim të rëndë në Brazil - largohet me barelë

“Me analizat imazherike dhe vlerësimin nga Departamenti i Mjekësisë i Athletico Paranaense, u konstatua një dëmtim i ligamentit në syndesmozën e kyçit të këmbës së djathtë, pa pasur nevojë për ndërhyrje kirurgjikale”.

“Vitor Roque tashmë ka filluar trajtimin në CAT Caju”, thuhet në deklaratën e klubit brazilian.

ESPN dhe mediat tjera kishte raportuar më parë se Vitor Roque do të duhej të operohej, por duket se lëndimi nuk është aq i keq sa mendohej fillimisht.

Athletico Paranaense nuk ka vendosur një afat kohor se kur braziliani mund të rikthehet në fushë, por ende duket se ai do të mungojë të paktën disa javë.

Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, klubi brazilian beson se Roque do të mund të kthehet pas rreth 30-40 ditësh.

Barcelona, e cila e ka nën pronësi lojtarin, do të lehtësohet se nuk është një dëmtim serioz pasi ra dakord për një marrëveshje për të riun në verë dhe janë të prirur ta inkorporojnë atë në afatin kalimtar të janarit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Skandal në Francë: Mbappe dhe Al-Khelaifi janë përplasur ashpër me njëri-tjetrin

Skandal në Francë: Mbappe dhe Al-Khelaifi janë përplasur ashpër me njëri-tjetrin

Ligue 1
Një klub anglez bën çmendurinë - kërkon 86 milionë euro nga Bayerni për ta liruar trajnerin e tyre

Një klub anglez bën çmendurinë - kërkon 86 milionë euro nga Bayerni për ta liruar trajnerin e tyre

Premier League
Plani gjenial i Real Madridit për ta ndihmuar Viniciusin ta fitojë Topin e Artë

Plani gjenial i Real Madridit për ta ndihmuar Viniciusin ta fitojë Topin e Artë

La Liga
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit  – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Premier League
Veterani i Real Madridit i shpëton largimit – Perez thyen ‘rregullin e artë’ dhe i dhuron kontratë të re

Veterani i Real Madridit i shpëton largimit – Perez thyen ‘rregullin e artë’ dhe i dhuron kontratë të re

La Liga
Xavi aprovon transferimin e parë të verës – lojtari po pret ta nënshkruajë kontratën

Xavi aprovon transferimin e parë të verës – lojtari po pret ta nënshkruajë kontratën

La Liga
Kalo në kategori