LAJMI I FUNDIT:

Presidenti zviceran: Kosova të përkushtohet që serbët të kenë shkallë adekuate të vetë-menaxhimit

Presidenti zviceran: Kosova të përkushtohet që serbët të kenë shkallë adekuate të vetë-menaxhimit

Presidenti i Zvicrës, Alain Berset, ka pritur të premten në takim kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ndërkaq kanë folur për dialogun Kosovë-Serbi.

Presidenca zvicerane ka njoftuar se në takimin mes Berset dhe Kurtit, bisedimet iu kushtuan veçanërisht situatës në veri të Kosovës dhe procesit të udhëhequr nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Berset bëhet e ditur se ka theksuar mbështetjen e Zvicrës për procesin e normalizimit dhe ka bërë thirrje për zbatimin e marrëveshjeve të negociuara në Bruksel dhe Ohër në pranverë.


“Në Serbi dhe Kosovë nevojiten hapa të besueshëm dhe pragmatizëm për ta rikthyer procesin në binarë. Prandaj, diskutimet trajtuan hapat e përcaktuar në marrëveshjet që do të ndërmerren nga të dyja palët, duke përfshirë përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të garantuar një shkallë adekuate të vetë-menaxhimit për komunat me shumicë serbe”, thuhet në njoftimin për media.

Sipas Presidencës, Zvicra mbështet aspiratën e Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës, “veçanërisht pasi kjo do t’u mundësonte të gjithë banorëve të vendit – përfshirë anëtarët e pakicës serbe dhe komuniteteve të tjera – të kenë qasje në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut”.

“Z. Berset theksoi rëndësinë që Zvicra i jep një rajoni të qëndrueshëm dhe të begatë të Ballkanit Perëndimor. Marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës janë zhvilluar në aspektin ekonomik, por potenciali i mëtejshëm mbetet. Siguria juridike dhe zbutja e tensioneve në rajon janë të rëndësishme në këtë drejtim”, thuhet tutje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Edhe në rigjykim Dardan Krivaqa dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e Marigona Osmanit

Edhe në rigjykim Dardan Krivaqa dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e Marigona Osmanit

Lajme
Një peshkaqen shfaqet te Rana e Hedhun, shqetësohen pushuesit

Një peshkaqen shfaqet te Rana e Hedhun, shqetësohen pushuesit

Lajme
Zbardhet ngjarja që ndodhi në portin e Sarandës ku vdiq 52-vjeçari, i shpërtheu eksplozivi që do i vendoste anijes së turistëve

Zbardhet ngjarja që ndodhi në portin e Sarandës ku vdiq 52-vjeçari, i shpërtheu eksplozivi që do i vendoste anijes së turistëve

Lajme
Vazhdon seanca për rastin e Lulzim Fejzullahu, Gashi thotë se gjendja e motrës dhe vëllait të tij është shumë e rëndë

Vazhdon seanca për rastin e Lulzim Fejzullahu, Gashi thotë se gjendja e motrës dhe vëllait të tij është shumë e rëndë

Lajme
Ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Ekonomi
Ragmi Mustafi: Edhe një tjetër raport i BE-së konstaton se Serbia e Vuçeviqit me hapa prapa

Ragmi Mustafi: Edhe një tjetër raport i BE-së konstaton se Serbia e Vuçeviqit me hapa prapa

Lajme
Kalo në kategori