LAJMI I FUNDIT:

“Jam shum krenar për të”, Van Dijk vlerëson të riun Jarell Quansah

“Jam shum krenar për të”, Van Dijk vlerëson të riun Jarell Quansah

Liverpooli është duke u paraqitur me një fytyrë krejtësisht tjetër në krahasim me sezonin e kaluar, teksa në formacionin startues të tyre tashmë janë bërë pjesë shumë lojtarë të rinj në moshë, ndër ta edhe Jarell Quansah, për të cilin ka shprehur simpati kapiteni Virgil Van Dijk. 

Për inkuadrimin e lojtarëve të rinj pati një koment Van Dijk, i cili tha se ka shumë potencial në ekipin e Liverpool.


“Shoh shumë potencial. Unë kam parë shumë gjëra të mira deri tani”, ka thënë fillimisht Van Dijk në një konferencë për shtyp.

“Ne shkojmë ndeshje për ndeshje. Nuk duhet që të ngutemi. Kohëra të mira po vijnë. Shumë lojtar të rinj. Shumë kualitet”.

Një ndër shembujt më të mirë për ta ilustruar këtë është qendërmbrojtësi i ri Quansah, i cili bëri debutimin me fanellën e Reds ndaj Wolves, në mungesë të Van Dijk të suspenduar shkaku i  kartonit të kuq.

Kur u pyet rreth debutimit të Quansah, kapiteni i Liverpoolit tha se paraqitja e tij ishte e mrekullueshme.

“Në vikend ai ishte i jashtëzakonshëm sipas mendimit tim. Për aq sa luajti ishte i jashtëzakonshëm. Unë isha shumë krenar për të”, përfundoi kapiteni i Reds.

Liverpooli do ta fillojë nesër (e enjte) aventurën e tyre në Ligën e Evropës, teksa do të përballen me ekipin austriak LASK, në sfidën hapëse te tyre në fazën e grupeve.

Dhe siç është raportuar së fundmi nga mediat angleze, Quansah është favoriti kryesor për të nisur atë ndeshje nga fillimi, pikërisht si partner i Van Dijk. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Presidenti i Francës e zyrtarizon Mbappen te klubi i ri, ka një lutje të madhe për ta

Presidenti i Francës e zyrtarizon Mbappen te klubi i ri, ka një lutje të madhe për ta

Ligue 1
Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

La Liga

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve
Emiliano Martinez do të largohet nga Aston Villa, afër transferimit te gjiganti anglez

Emiliano Martinez do të largohet nga Aston Villa, afër transferimit te gjiganti anglez

Premier League
Nga detajet e kontratës te prezantimi dhe numri që do të mbajë në fanellë? Zbulohen prapaskena për transferimin e Mbappes te Reali

Nga detajet e kontratës te prezantimi dhe numri që do të mbajë në fanellë? Zbulohen prapaskena për transferimin e Mbappes te Reali

La Liga
Dortmundi do të fitojë më shumë para nëse humbet finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit

Dortmundi do të fitojë më shumë para nëse humbet finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori