Gjykata Themelore në Prishtinë të mërkurën ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurave N.M. dhe N.H., edukatore dhe kuzhiniere në çerdhen “Gëzimi Ynë” në Fushë Kosovë, pas dyshohet se kanë keqtrajtuar një fëmijë 3-vjeçar.
Sipas Prokurorisë, të njëjtat dyshohen për veprat penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”.
“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm Penal ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurave N.M dhe N.H, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike nga neni 195 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së dhe Lëndimi i lehtë trupor nga neni 185 paragrafi 3, pika 3.1 lidhur me paragrafin 1, pika 1.4, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën për media.
“Gjyqtarja e procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy të pandehurave, andaj të njëjtave iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, për secilën. Gjyqtarja e procedurës paraprake ka analizuar të gjitha arsyet mbi caktimin e paraburgimit kundër dy të pandehurave dhe ka vlerësuar se është përmbushur kriteri nga neni nenit 184 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 dhe 1.2, pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, po ashtu gjykata ka marrë parasysh kushtet e përcaktuara për masat konkrete për ta siguruar praninë e të pandehurave dhe pas analizimit të tyre, ka konstatuar se masa e paraburgimit tani për tani është e vetmja masë për rrjedhjen e pa penguar të procedurës penale, në këtë çështje penale”.
Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Ndryshe të hënën në orët e vona, në rrjetet sociale ka qarkulluar një video ku shihet se si një fëmijë i moshës 3-vjeçare tërhiqej zvarrë nga dy edukatore në një çerdhe në Fushë Kosovë.
Në orët e mëngjesit të së martës, Inspektorati i Arsimit kishte shkuar në këtë institucion dhe më pas edhe Policia e Kosovës.
Pas marrjes në pyetje, në orët e pasdites Policia e Kosovës të martën ka shqiptuar masën e ndalimit prej 48 orësh ndaj të dyshuarave N.M 64-vjeçare si dhe N.H 56-vjeçare. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Arrestohet edhe një person i dyshuar për vrasjen e 48-vjeçarit në Kamëz
LSDM kërkon dorëheqjen e Taravarit dhe Klekovskit, pas gjendjes në Klinikën e Onkologjisë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës – me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova