LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet paraburgim për edukatoren dhe kuzhinieren, pas ekzaminimit të 3-vjeçarit rezulton se i kanë shkaktuar lëndime në trup

Kërkohet paraburgim për edukatoren dhe kuzhinieren, pas ekzaminimit të 3-vjeçarit rezulton se i kanë shkaktuar lëndime në trup

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar të mërkurën se ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurave N.M. dhe N.H., edukatore dhe kuzhiniere në çerdhen “Gëzimi Ynë” në Fushë Kosovë, pas dyshohet se kanë keqtrajtuar një fëmijë 3-vjeçar.

Sipas Prokurorisë, të njëjtat dyshohen për veprat penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”.


Rasti i trevjeçarit në Fushë Kosovë - 48 orë ndalim për njërën edukatore dhe kuzhinieren, deklaratat e familjarëve dhe avokatëve
Lexo po ashtu Rasti i trevjeçarit në Fushë Kosovë - 48 orë ndalim për njërën edukatore dhe kuzhinieren, deklaratat e familjarëve dhe avokatëve

“Ju njoftojmë se pas publikimit të video-incizimit në media dhe portale, mbi dyshimet për keqtrajtim të një fëmijë në njërën nga çerdhet në Fushë Kosovë, Prokurori i Shtetit menjëherë ka autorizuar Policinë në ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore, si dhe në koordinim me institucionet e tjera relevante janë angazhuar në trajtimin e këtij rasti, ashtu që pas përfundimit të hetimeve preliminare, Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e personave të lartcekur, në kohëzgjatje prej 48 orësh”, thuhet në komunikatën për media.

Tutje bëhet e ditur se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, fëmija është dërguar për t’i përfunduar ekzaminimet e nevojshme mjeko-ligjore, sipas dispozitave të KPPRK-së, andaj në bazë të rezultateve nga ky raport, dyshohet se të pandehurat duke i keqpërdor detyrat e tyre zyrtare, me dashje e me qëllim të shkaktimit të lëndimeve trupore, me forcë e kanë tërhequr për krahë të dëmtuarin e mitur, në atë mënyrë që i kanë shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Ndryshe të hënën në orët e vona, në rrjetet sociale ka qarkulluar një video ku shihet se si një fëmijë i moshës 3-vjeçare tërhiqej zvarrë nga dy edukatore në një çerdhe në Fushë Kosovë.

Në orët e mëngjesit të së martës, Inspektorati i Arsimit kishte shkuar në këtë institucion dhe më pas edhe Policia e Kosovës.

Pas marrjes në pyetje, në orët e pasdites Policia e Kosovës të martën ka shqiptuar masën e ndalimit prej 48 orësh ndaj të dyshuarave N.M 64-vjeçare si dhe N.H 56-vjeçare. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori