LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria për vrasjen në Malishevë: Viktima dhe dorasi kishin mosmarrëveshje për punë

Prokuroria për vrasjen në Malishevë: Viktima dhe dorasi kishin mosmarrëveshje për punë

Një person është vrarë me armë zjarri në orët e mëngjesit të së mërkurës në fshatin Banjë të Malishevës. Nga Prokuroria Themelore në Gjakovë kanë thënë për Telegrafin se viktima dhe dorasi kanë pasur një mosmarrëveshje që lidhej me punën.

Hekuran Batusha, bashkëpunëtor profesional në këtë institucion ka thënë se i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

“Nga hetimet e para dyshohet se viktima dhe dorasi kanë pasur një mosmarrëveshje që lidhej me punën. I dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa ndaj tij prokuroria brenda afatit ligjor do të bëjë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente”, ka thënë Batusha.


Vritet një person në Banjë të Malishevës – i dyshuari dorëzohet në polici
Lexo po ashtu Vritet një person në Banjë të Malishevës – i dyshuari dorëzohet në polici

Ndërsa, Policia e Kosovës ka konfirmuar për Telegrafin se rreth orës 07:15 një person i moshës madhore është gjetur pa shenja jete në Banjë, dhe i njëjti dyshohet se është qëlluar me armë zjarri.

“Rreth orës 07:15 është raportuar se në fshatin Banjë-Malishevë, viktima mashkull i moshës madhore është gjetur pa shenja jete, dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri. Ekipi mjekësor i cili ka dalë në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e tij”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Lidhur me rastin, ai ka bërë të ditur se një person është dorëzuar në polici dhe nga hetimet e para, dyshohet se i njëjti ka qëlluar viktimën me armë zjarri.

“Një person, po ashtu mashkull i moshës madhore, është dorëzuar në Stacionin Policor në Malishevë dhe nga hetimet e para dyshohet se i njëjti, për motive ende të panjohura, ka qëlluar viktimën me armë zjarri”, ka thënë tutje Elezaj.

Ai ka shtuar se njësitet e nevojshme policore dhe prokurori i shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u ndërmarr veprimet e nevojshme hetimore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë

14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë

Lajme
Kalo në kategori