LAJMI I FUNDIT:

Pavarësisht sanksioneve ekonomike ndërkombëtare, Kina kërkon lidhje të reja tregtare me Rusinë

Pavarësisht sanksioneve ekonomike ndërkombëtare, Kina kërkon lidhje të reja tregtare me Rusinë

Kina ka kërkuar rritjen e lidhjeve me Rusinë dhe bashkëpunim më të thellë tregtar, pavarësisht mosmiratimit nga Perëndimi dhe sanksioneve ekonomike ndërkombëtare, pasi forcat ushtarake ruse pushtuan Ukrainën vitin e kaluar.

Në vitin e dytë të luftës në Ukrainë, Moska është mbështetur te aleati i saj Pekini për lidhje ekonomike.

Në muajin gusht, importet kineze të mallrave ruse u rritën 3 për qind në vlerë prej 11.5 miliardë dollarësh.


Javën e kaluar, United Oil and Gas Chemical e Rusisë dhe Zhvillimi Industrial Xuan Yuan i Kinës janë pajtuar të ndërtonin një kompleks për transportin e naftës pranë një ure hekurudhore që lidh qytetin rus të Nizhneleninskoye me Tongjiang të Kinës, ndërsa Moska diversifikon eksportet e saj të mallrave larg Evropës.

Lindja e largët ruse, kërkon të rrisë eksportet e produkteve të saj detare në Kinë pasi Pekini ndaloi ushqimet e detit nga Japonia për shkak të lëshimit të ujit radioaktiv nga uzina e Fukushimas. /Telegrafi/