LAJMI I FUNDIT:

Inspektorati në Prishtinë shqiptoi 29 gjoba për lokale afariste që kanë tejkaluar nivelin e zhurmës

Inspektorati në Prishtinë shqiptoi 29 gjoba për lokale afariste që kanë tejkaluar nivelin e zhurmës

Inspektorati i kryeqytetit ka dhënë 29 gjoba për lokale afariste që kanë tejkaluar nivelin e zhurmës.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Në llogarinë e tij në Facebook, ai ka apeluar për kujdesi në lidhje me aktivitetet që prodhojnë ndotje akustike, si muzika e lartë, pajisjet e zhurmshme, ose aktivitetet të tjera që mund të pengojnë qetësinë publike.


“Ne të gjithë e dimë që qetësia dhe komoditeti në shtëpitë tona janë thelbësore. Dhe për të siguruar që të jetojmë në një mjedis të qetë dhe pa stres, rregullorja është e qartë: Ndotësit akustikë do të ndëshkohen”.

“Kemi shpërndarë 29 gjoba për pronarët e lokaleve të cilët nuk kanë respektuar decibelët e lejuar të muzikës dhe 21 gjoba për tejkalim të orarit të punës”, tha Rama.

Sipas njoftimit 13 vërejtje janë shqiptuar për tejkalim të decibelëve të lejuar.

Po ashtu, 5 gjoba në shumën prej 1000 eurove për tejkalim të decibelëve të lejuar pas vërejtjeve që kanë pranuar fillimisht, tri gjoba në shumën prej 2.000 eurove për tejkalim të decibelëve të lejuar për herë të dytë, si dhe 21 gjoba për tejkalim të orarit të punës në shumën prej 500 eurove./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Lajme
Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Lajme
Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Lajme
Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Lajme
Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajme
Kështu do të llogariten çmimet e reja të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve në Shqipëri

Kështu do të llogariten çmimet e reja të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori