LAJMI I FUNDIT:

Zaev dhe Gruevski mohojnë – nuk ka pasur takime të fshehta për Kodit Penal

Zaev dhe Gruevski mohojnë – nuk ka pasur takime të fshehta për Kodit Penal

Nikolla Gruevski dhe Zoran Zaev kanë dekalruar se nuk kanë patur takime të fshehta në të cilat janë kanë rënë dakort për ndryshimet e Kodit Penal. Deklaratat vijnë pas deklaratës së liderit të BDI-së Ali Ahmeti se në vitet e fundit ka pasur disa takime të fshehta në lidhje me ndryshimet në Kodin Penal me të cilat ulen dënimet për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Zoran Zaev në intervisten me Televizioni 24 tha se ishte një pretendim i rremë.

Nuk është e vërtetë se kam patur takim të fsheht me Ahmetin dhe Gruevski dhe që kam bërë marrveshje për ndyshimin e Kodit Penal. Deklarata e Ahmetit nuk është e vërtetë, tha ai.


Edhe Nikolla Gruevski e mohon këtë gjë nëpërmjet të një postimi në Facebook ku ka thënë se nuk kanë patur takime të fshehta në të cilat ka marr pjesë. Ai tha se neni 353 si i papërshtatshëm me legjislacionin penal në BE është përmendur disa herë në margjinat e takimeve të tjera të organizuara për çështje juridike në nivele të ndryshme deri në vitin 2018.

Por asnjëherë nuk hyri në asnjë fazë të zbatimit, sepse në atë kohë prioritet i qeverisë ishte përndjekja më e fortë e mundshme politike, e jo harmonizimi i legjislacionit me BE-në, sidomos nëse mund të pengonte synimet kriminale të Zoran Zaev. OBRM-PDUKM ndaloi “3-4 vite më parë” siç ka thënë Ali Ahmeti në intervistën e tij, nuk mund të komentoj sepse në atë periudhë nuk kam qenë në Maqedoni, dhe pas largimit tim nga Maqedonia menaxhmenti i ri më ka shkishëruar plotësisht dhe nuk kam asnjë, kontakt ose informacion për aktivitetet dhe vendimet e tyre, përveç nga media. Prandaj, të gjithë ata që flasin për kontaktet, komunikimet, takimet apo ndikimet e mia në vendimet e këtij menaxhmenti të OBRM-PDUKM-së, janë po aq të pasakta sa të njëjtat gënjeshtra se në periudhën e kaluar kam pasur gjoja takime me përfaqësues të qeverisë, për negociatat për një çështje apo një tjetër. Nuk kam kërkuar askënd që të kërkojë amnisti për mua nga presidenti aktual i Maqedonisë, Pendarovski. I bëj thirrje presidentit të Republikës, i cili deklaroi se disa kanë biseduar me të për amnistinë time, të shpallë publikisht se kush ka kërkuar nga ai amnisti për mua, thotë Gruevski përmes rrjetit social Facebook.

Në trend Lajme

Më shumë
“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

Lajme
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Kalo në kategori