Dy partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë reaguar pas deklaratës së kryeministrit, Albin Kurti, i cili sot gjatë ditës tha se zgjedhjet e parakohshme nuk i konvenojnë as Qeverisë as opozitës, dhe se ai nuk është i interesuar ta zhduk opozitën.
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se kryeministri Kurti sot ka pasur më shumë mllef ndaj opozitës shqiptare se sa ndaj presidentit serb, transmeton Telegrafi.
“Albin Kurti sot tha se në rast të zgjedhjeve të parakohshme, zhduket opozita në Kosovë. Më shumë pati mllef ndaj opozitës shqiptare se ndaj presidentit serb. Harroi se ka thirrë konferencë për negociatat me Serbinë dhe jo për ta sulmuar opozitën”, ka pohuar Tahiri në reagimin e bërë në Facebook.
Tutje, ai ka shtuar “mbase këtë e kanë mësuar gjatë koordinimeve me Radojçiqin”.
Ndërsa, shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se Kurti ka humbur fuqinë elektorale, prandaj sipas tij, edhe bën deklarata të tilla.
“Kryeministri Kurti ia filluar të bëhet humorist, ky asnjëherë s’ka pasur kujdes për opozitën, lërë për opozitën e partive të tjera, por as për njerëzit ndryshe në partinë e vet. Nuk kujdeset për njerëzit në parti që kanë mendime të ndryshme, e lërë për partitë e tjera. Se kush sa e ka fuqinë politike na e jep populli, le të del nëse ia mban në zgjedhje dhe e sheh çka ndodh me të. Ai e dinë qe e ka humbur fuqinë elektorale politike, për këtë është bërë humorist”, ka thënë Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.
Lidhur me deklaratën e kryeministrit Kurti, Telegrafi ka provuar të marrë edhe një koment nga Lidhja Demokratike e Kosovës, por që të njëjtit nuk janë përgjigjur deri tani.
Ndryshe, sot kryeministri Albin Kurti në një konferencë për media ka folur mbi takimin e zhvilluar më 14 shtator në Bruksel, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.
Ai ka kritikuar ndërmjetësuesin Miroslav Lajçak që nuk është neutral dhe se po koordinohet me palën serbe.
Kurse gjatë konferencës, ai i pyetur për zgjedhjet deklaroi se është i interesuar ta mund opozitën por jo edhe ta zhduk.
“Zgjedhjet e parakohshme nuk i konvenojnë as Qeverisë as opozitës. Opozitës nuk i konvenojnë se humb, e Qeverisë nuk i konvenojnë zgjedhjet sepse zhduket opozita”, ka thënë Kurti.
Partitë opozitare në vazhdimësi janë deklaruar të gatshme për zgjedhje të reja, AAK kishte paralajmëruar se do të nis një mocion mosbesimi ndaj Qeverisë, dhe se për këtë duhet bashkëpunim ndërmjet partive opozitare. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta
Tre gjyqtarë bllokohen në ashensorin e Pallatit të Drejtësisë, kryesindikalisti Rrustemi: Po na rrezikohet jeta
Clarke: Ka diçka të pazakontë në raportet e autopsisë, disa gjurmë të lëndimeve me armë zjarri janë të palogjikshme
Policia kërkon dy persona në Prishtinë, dyshohen për vjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!