LAJMI I FUNDIT:

Angel Di Maria si vera, sa më i vjetër aq më i mirë – shijojeni këtë super gol

Angel Di Maria si vera, sa më i vjetër aq më i mirë – shijojeni këtë super gol

Angel Di Maria ka vazhduar me formën e tij impresive në kampionatin portugez teksa ka shënuar golin e tij të radhës në sfidën që ata e zhvilluan në udhëtim ndaj Vizelas.

35-vjeçari u transferua tek ekipi portugez si lojtar i lirë në korrik të këtij viti pasi paraprakisht ishte pjesë e Juventusit në Itali për 1 sezon por që aventura e tij në Serie A nuk shkoi siç ishte menduar, pasi ai humbi shumë ndeshje shkaku i lëndimeve.


Tani ai i ka lënë të gjitha pas krahëve dhe po e dëshmon edhe një herë tjetër pse është njëri ndër futbollistët më të mirë në botë.

“Nuk donte ta dinte sa ishte rroga”: Rui Costa zbuloi detajet e negociatave me Di Marian
Lexo po ashtu “Nuk donte ta dinte sa ishte rroga”: Rui Costa zbuloi detajet e negociatave me Di Marian

Këtë vikend ai shënoi një gol spektakolar në fitoren që Benfica e arriti me rezultat 3-1 në udhëtim ndaj Vizelas.

Ai shënoi nga goditja e dënimit në minutën e 39-të të takimit duke e lënë pa asnjë opsion portierin kundërshtar.

Ky ishte goli i tij i katërt këtë edicion në Liga Portugal, teksa ka edhe një asistim.

Ndeshja e radhës për ekipin e Benficës do të jetë ajo ndaj Red Bull Salzburg në Ligën e Kampionëve, sfidë kjo që do të zhvillohet ditën e mërkurë me fillim nga ora 21:00./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Liga e Kampionëve
Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Liga e Kampionëve
Florentino Perez e ka telefonuar Mbappen pas eliminimit të PSG-së

Florentino Perez e ka telefonuar Mbappen pas eliminimit të PSG-së

Ndërkombëtare
Gazetari i bën Mbappes një pyetje provokuese rreth Real Madridit, reagimi i tij i thotë të gjitha

Gazetari i bën Mbappes një pyetje provokuese rreth Real Madridit, reagimi i tij i thotë të gjitha

Liga e Kampionëve
Trajneri i Dortmundit kishte një punë në Ligën Premier që askush nuk e mban mend

Trajneri i Dortmundit kishte një punë në Ligën Premier që askush nuk e mban mend

Premier League

"Ai ishte i vetmi lojtar që ia kisha frikën" - John Terry emëron legjendën e futbollit si kundërshtarin e tij më të vështirë

Premier League
Kalo në kategori