Në Kroaci është ngritur aktakuzë kundër Robert Matalin (37) dhe të dashurës së tij Doris Gregorina (22), të cilët akuzohen se kanë zhvatur shumë para nga njerëzit duke gënjyer për sëmundjen e Robertit.
Ky është një rast i njohur nga Kroacia, i vitit 2018, ku Doris ka nisur një fushatë humanitare për mbledhjen e ndihmave për Robertin.
Dyshja shpikën se Roberti vuante nga leukemia dhe se i duheshin 770,000 kuna kroate për një transplant të palcës së eshtrave, transmeton Telegrafi.
Disa qindra njerëz, kompani dhe institucione u tronditën pas kësaj historie. Para ka paguar edhe futbollisti i njohur Vedran Qorluka, si dhe trajneri i kombëtares kroate, Zlatko Daliq.
Nga hetimet rezultoi se ata kanë grumbulluar gjithsej rreth 31 mijë euro dhe me ato para kanë blerë një veturë të re.
Volkswagen Golf shtatë. Këtë e ka konfirmuar një këshilltar në Komunën e Dubravicës, vend pikërisht në kufirin kroato-hungarez. Ata janë gjetur në pikën e karburantit me atë veturë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251