LAJMI I FUNDIT:

Rama: Tri QMF në Prishtinë do ta bëjnë mamografinë falas më 1 tetor

Rama: Tri QMF në Prishtinë do ta bëjnë mamografinë falas më 1 tetor

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, me rastin e 1 Tetorit që njihet si muaji i ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit, iu ka bërë thirrje vajzave dhe grave që të kryejnë kontrolla.

Ai ka bërë të ditur se me rastin e kësaj dite, në tri qendra të mjekësisë familjare në kryeqytet mamografia do të ofrohet si shërbim falas.

Bëhet fjalë për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, atë në lagjen “Dardania” dhe në “Veternik”.


“Me 01 Tetor të gjithë duhet të vrapojmë për një kauzë shumë të rëndësishme, ndërgjegjësimin ndaj sëmundjes së kancerit të gjirit.  Të nderuara, nëna, motra, gra bëni kontrolle në Qendrat tona të mjekësisë familjare, në tre QMF mund ta bëni mamografinë falas, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, në atë të lagjes ‘Dardania’ dhe në QMF ‘Veternik’. Kontrolli dhe zbulimi me kohë i sëmundjes mund të shpëtojë jetë!”, ka shkruar Rama në Facebook.

Ai gjithashtu ka njoftuar se autobusët e Trafiku Urban tashmë kanë marrë ngjyrë rozë në kuadër të fushatës “Race for the Cure Prishtina”.

“Falënderoj drejtorin e Drejtorisë së Shëndetësisë, Dr.Izet Sadiku dhe po ashtu doktorët e bashkëpunëtorët tjerë për punën e palodhshme që po e bëjnë për këtë kauzë të rëndësishme”, ka përfunduar i pari i Prishtinës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjykata Speciale, ish-mjeku i KFOR-it: Raporti për ngjarjen në ish-godinën e MUP-it në Prizren, nuk sjell përfundim që kryerësit e krimit ishin shqiptarë

Gjykata Speciale, ish-mjeku i KFOR-it: Raporti për ngjarjen në ish-godinën e MUP-it në Prizren, nuk sjell përfundim që kryerësit e krimit ishin shqiptarë

Drejtësi
Serbia shpall dy shqiptarë non-grata, tregojnë arsyen përse janë ndaluar nga autoritet serbe

Serbia shpall dy shqiptarë non-grata, tregojnë arsyen përse janë ndaluar nga autoritet serbe

Lajme
Vrasja në “Kobra City”, babai i të ndjerit thotë se kur shkoi në spital e kuptoi se i kishte vdekur djali

Vrasja në “Kobra City”, babai i të ndjerit thotë se kur shkoi në spital e kuptoi se i kishte vdekur djali

Drejtësi
Gripi po e kalon pragun epidemik, IKSHPK apel qytetarëve që të vaksinohen

Gripi po e kalon pragun epidemik, IKSHPK apel qytetarëve që të vaksinohen

Shëndetësi
KPM jep sqarime mbi zgjedhjen e kryetarit të ri: Procesi ka qenë transparent dhe në përputhje me rregullat e institucionit

KPM jep sqarime mbi zgjedhjen e kryetarit të ri: Procesi ka qenë transparent dhe në përputhje me rregullat e institucionit

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Gjakovë, dyshohet se kreu vjedhje në një xhami

Policia në kërkim të një personi në Gjakovë, dyshohet se kreu vjedhje në një xhami

Kronika e Zezë
Kalo në kategori